GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tritoli në biznesin e Noizy-t, ngjarja ngelet pa autorë

11:56 - 09/06/22
në Aktualitet, Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Tritol në butikun në Durrës, Noizy: Isha në gjumë kur ndodhi shpërthimi, s’di kush e ka bërë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 100 gram tritol i lidhur me fitilzjarrpërcjellës u përdor për sulmin ndaj bizneseve të reperit Rigels Rajku të njohur me emrin e artit Noizy, në Durrës. Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se asnjë person nuk është i ndaluar për ngjarjen, ndërsa vetë këngëtari ka deklaruar në polici se nuk do të akuzojë askënd pa fakte e prova.

Gjithashtu bëhet e ditur se autorët e tritolvënies në dy biznese në Durrës të Noizyt u filmuan nga kamerat e sigurisë, por ende asnjë person nuk është në pranga. Grupi hetimor mësohet se ka në dorë disa pamje, ku shfaqen të paktën dy të dyshuar për ngjarjen e mëngjesit të së mërkurës, 8 qershor 2022, të cilat po verifikohen për identifikimin e tyre.

Për këtë ngjarje është angazhuar komisariati i Policisë së Durrësit, e më konkretisht Sektori i Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, ekspertët kanë arritur në përfundimin se për shpërthimin u përdorën 100 gram tritol i lidhur me kapsollë e fitilzjarrpërcjellës. Lënda plasëse me pas është hedhur mbi qepenin e lokalit butik  “Illyrian”, në katin e parë të godinës, që sipas policisë ishte marrë me qira nga babai i këngëtarit, Bashkim Rajku. Shpërthimi shkatërroi dyqanin dhe shkaktoi dëme edhe në lokalin “Rigels Shisha Lounge” në katin e dytë dhe disa objekte aty pranë.

Nga ana tjetër, hetimet mësohet se janë shtrirë në disa pista ku kryesore mbetet ajo e konflikteve të këngëtarit Noizy.  Kjo pistë përforcohet nga fakti se sulmi ndodhi vetëm dy ditë pas një përplasje të fortë mes tij dhe reperit tjetër Klevio Ahmetaj.

Në dëshminë para grupit hetimor Noizi mësohet se ka deklaruar se ai ishte në gjumë në kohën e shpërthimit dhe nuk mund të akuzojë askënd pa fakte. Këngëtari ka mohuar të ketë konflikte të tjera veç atij me Cllevion, ngjarje për të cilën po hetohet në gjendje të lirë.

Gjithashtu, edhe reperi Klevio Ahmetaj dhe anëtarë të grupit të tij kanë mohuar përfshirjen në sulmin me tritol ndaj Noizit.

Po kështu mësohet e është pyetur edhe reperi i dëmtuar, i cili ka qëndruar në pozita mohuese. Grupi i Cllevios nuk e ka marrë përsipër shpërthimin dhe nga hetimi i deritanishëm nuk ka ende asnjë të ndaluar.

Së fundmi, ngjarja deri më tani mbetet pa autorë.

 

Etiketa: Cllevio SerbianoDurrësNoizyrigels rajku

Lajme të lidhura

Berisha: Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut
Aktualitet

Berisha: Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut

13:32 - 05/02/26
Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën
Aktualitet

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

13:15 - 05/02/26
Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë
Aktualitet

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26
Para
“Open Balkan”, Serwer: Kosovës nuk i është dhënë status i barabartë

“Open Balkan”, Serwer: Kosovës nuk i është dhënë status i barabartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut
Aktualitet

Berisha: Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut

13:32 - 05/02/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  deklaroi sot se qeveria nuk ka ndërmend të heqë imunitetin e ministres Belinda Balluku...

Lexo më shumë
Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

13:15 - 05/02/26
Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

12:32 - 05/02/26
Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com