Moti i keq prej dy ditësh ka pushtuar vendin. Kanë mjaftuar disa minuta shi që lagje të tëra në qytete të ndryshme të vendit të notojnë nën ujë. Së fundmi, si shkak i reshjeve të dendura të shiut është tejmbushur dhe Lana, e cila siç duket në video e siguruar rrezikon të dalë nga shtrati.
Kjo është histori e përsëritur, Tirana në çdo tekë moti dhe reshje të dendura shiu ‘noton’ në ujë. Nuk dihet çfarë mund të ndodhë nëse moti i keq zgjat me ditë të tëra, dhe sa e përgatitur mund të jetë Bashkia e Tiranës të përballojë daljen nga shtrati të lumit Lana.
Discussion about this post