GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Nga sherri tek shpërthimi në dyqanin e Noizy-t, ja çfarë fiksuan kamerat

10:37 - 10/06/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga sherri tek shpërthimi në dyqanin e Noizy-t, ja çfarë fiksuan kamerat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rigels Raku, ose siç njihet për publikun si Noizy, ka preferuar të mos e drejtojë gishtin tek askush në lidhje me vendosjen e lëndës plasëse në bizneset e tij në Durrës. Ai ka dhënë vetëm një dëshmi të shkurtër për grupin e hetimit duke theksuar se konflikt ka vetëm me Cllevion, por që nuk mund ta konsiderojë atë si autor të vendosjes së dinamitit në lokal.

“Unë isha në gjumë. Më vonë më lajmëruan për atë që kishte ndodhur. Nuk mund të fajësoj asnjë pa pasur prova. Konflikt kam vetëm me Cllevion, por nuk mund t’ia vë dot gishtin nëse e ka bërë ai. S’kam prova të mjaftueshme. Nuk di çfarë të them më shumë”, është shprehur reperi njohur, i cili u përfshi në një konflikt të ashpër me reperin tjetër Cllevion.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së mërkurës në lagjen 13 të qytetit bregdetar, në zonën e njohur si zona e Plazhit. Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale jo vetëm tek butiku dhe lokali i reperit, por edhe te bizneset që ndodheshin aty pranë. Por fatmirësisht, shpërthimi nuk shkaktoi dëme në njerëz kjo falë edhe orarit pasi vendi i ngjarjes është shumë i frekuentuar sidomos në këtë periudhë.

Grupi i Cllevios nuk e ka marrë përsipër shpërthimin dhe nga hetimi i deritanishëm nuk ka ende asnjë të ndaluar. Grupi hetimor po heton kryesisht në konfliktin e fundit që pati me Noizy-n, i cili së bashku me grupin e tij dhunuan reperin Cllevio pranë një tjetër lokali në pronësi të tij në Durrës në zonën e Curilave.

Për këtë ngjarje është angazhuar Komisariati i Policisë së Durrësit, e më konkretisht sektori i krimeve të rënda. Burime nga ky komisariat bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme është vijuar me ekspertizën e vendit të ngjarjes nga ku është konstatuar se ndaj lokalit të këngëtarit është përdorur lëndë plasëse tritol e shpërthyer me kapsollë me fitil zjarrpërcjellës, pra me ndezje.

Më pas lënda plasëse është hedhur mbi qepenin e lokalit butik “Illyrian”, duke shkatërruar qepenin e thyer xhamat e lokalit “Rigels Shisha Lounge”, si dhe xhamat e disa apartamenteve. Hetuesit kanë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë aty pranë, por deri tani nuk ka pasur asnjë provë konkrete për shpërthimin me lëndë plasëse.

Etiketa: Noizysherr

Lajme të lidhura

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Aktualitet

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

17:59 - 03/12/25
BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu
Aktualitet

BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu

17:50 - 03/12/25
Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren
Aktualitet

Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

18:40 - 01/12/25
Para
Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë

Zjarr në një apartament në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com