GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

ILDKP i nxori një sërë shkeljesh/ KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren Anila Guri

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
ILDKP i nxori një sërë shkeljesh/ KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren Anila Guri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy vjet më parë ILDKP i nxori një sërë problemesh me pasurinë, por ditën e sotme Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të konfirmojë në detyrë  gjyqtaren Anila Guri.  Kështu KPA rrëzoi vendimin e marrë nga KPP në vitin 2019 për shkarkimin e saj, pasi kishte bërë deklarim të rremë dhe nuk justifikonte pasurinë  e saj.  Sipas raportit të ILDKPKI-së asaj kohe,  gjyqtarja Guri “nuk kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë”.

Ndërkohë, sot në  vendimin e përmbledhur Kolegji shprehet se Guri nuk mund të mbahej përgjegjëse për ndërtimin e një shtëpie nga bashkëshorti para martese. Po ashtu KPA vuri në dukje se bilanci negativ i gjyqtares i rillogaritur në Kolegj ishte “konsiderueshëm më i ulët” se ai i gjetur nga KPK. Kolegji njoftoi se trupa e gjeti të padrejtë vendimin e Komisionit për shkarkimin e gjyqtares dhe vendosi ta prishë atë. Guri, e cila u shqyrtua me përparësi në vetting për shkak se kandidoi për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, u shkarkua nga KPK për pamundësi financiare në disa vite në vlerën 2.1 milionë lekë, deklarime të pasakta dhe mungesë burimesh për blerjen e një makine.

Guri e ankoi vendimin dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi se ankimi në fjalë u kalua në seancë publike pas shqyrtimit fillestar në dhomë këshillimi “Me qëllim konstatimin e drejtë dhe në mënyrë të plotë të gjendjes faktike të çështjes në shqyrtim”. Pas këtij rishqyrtimi KPA gjeti të pabazuar vendimin e KPK. Gjyqtarja Anila Guri (Kristani) e ka nisur karrierën e saj në korrik të vitit 1996 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka shërbyer për 23 vite.

Etiketa: Anila GurigjyqtareKPAKPPligjishklejvettyimg

Lajme të lidhura

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare
Aktualitet

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare

20:54 - 22/08/26
Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person
Aktualitet

Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

20:41 - 22/08/26
Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet
Aktualitet

Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

20:17 - 22/08/26
Para
Aksidenti me 3 viktima në Fier, çifti Skënderaj në gjendje kritike për jetën, e bija te Trauma

Aksidenti me 3 viktima në Fier, çifti Skënderaj në gjendje kritike për jetën, e bija te Trauma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare
Aktualitet

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare

20:54 - 22/08/26

Një i moshuar ka deklaruar se do të vijojë të protestojë dhe Rama duhet të japë dorëheqjen e panegociueshme. “Është...

Lexo më shumë
Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

20:41 - 22/08/26
Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

20:17 - 22/08/26
“Ajka e kombit” në diasporë është përkrah protestuesve, Ditmir Bushati: Atdheu ka nevojë për shkundje!

Bushati: Në Shqipëri po zhvillohet një kapitalizëm grabitqar i një grushti njerëzish në kurriz të qytetarëve

20:07 - 22/08/26
Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

20:01 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com