Personi që shihni në foto është Aleksandër Sadikaj në përpjekjen e tij të fundit për të shpëtuar, pasi ka dalë nga makina ku i vunë tritol.
Shpërthimi i makinës është bërë me bombë të telekomanduar teksa ajo ishte në ecje. 27-vjeçari, drejtues i mjetit, ka dalë vetë nga mjeti pas shpërthimit pa gjymtyrë (këmbë), por nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda që mori, e për pasojë ndërroi jetë.
Nga hetimet paraprake mësohet se 27 vjeçari Sadikaj ishte proceduar më parë për tentativë vrasje, c’ka ka orientuar edhe grupin e hetimit të hetojë si një pistë të mundshme për të hedhur dritë mbi krimin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme më parë në zonën e Saukut, në kryeqytet. Sadikaj ndodhej brenda makinës tip Benz në momentin kur ka ndodhur shpërthimi me tritol. Ai nuk arrti të shpëtonte si pasoj ë e plagëve të marra.
27- vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe grupi hetimor që po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Discussion about this post