Detaje të tjera po dalin nga jeta e Aleksandër Sadikut, 27-vjecarit që vdiq në një atentat ditën e sotme në Tiranë. E shkuara e tij kriminale dhe bizneset që gëzonte që në moshë të re po hedhin më shumë dritë në rrugët që mund të zbulojnë shkaqet e këtij atentati. Aleksandër Sadikaj, 27 ishte pronar i një ferme kampingu “Sancho Farm Albania” në Memaliaj që sipas të dhënave nga QKB rezulton e regjistruar në janar të këtij viti. 27-vjeçari vinte nga një familje me prindër të divorcuar. Prej moshës 20-vjeçare ai i kishte hyrë bizneseve të paligjshme dhe e ndante jetën e vet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Sadikaj ishte emër i njohur për policinë, pasi ishte person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve, por aktualisht nuk ishte në kërkim. Ndërsa burimet tregojnë se ai u bë pronar i resortit që në moshën 20-vjeçare, por ende nuk janë publikuar burimet e tij financiare. Sipas burimeve, ai ishte pronar i disa bizneseve në Memaliaj.
Një tjetër detaje që hedh dyshime dhe do të merret pjesë e hetimeve është targa e makinës. Makina në të cilën po udhëtonte Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që u vra sot në atentat është e llojit “Wolkswagen”, tip “Golf”. Pavarësisht se në njoftimin e policisë u raportua se bëhet fjalë për mjetin “Mercedes Benz”.
Përmes targave ‘AB 077 PO’ është bërë e mundur dhe identifikimi i pronarit të mjetit që rezulton të jetë Petrit Osmani. Inicialet e tij, Osmani i ka vënë edhe në targat e makinës, ‘PO’. Sadikaj ndërroi jetë në spital. Pas shpërthimit të tritolit me telekomandë, 27-vjeçari u nxor i gjymtuar nga mjeti dhe nga kalimtarët të rastit u dërgua në spital, por nuk mundi që tu mbijetonte plagëve të marra. Sadikaj është një person i skeduar për vrasje, plagosje, vjedhje dhe kundërshtim të forcave të policisë.
Discussion about this post