GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha komenton ditëlindjen e PS: Rama mbylli dyert e BE për Shqipërinë

13:06 - 12/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha komenton ditëlindjen e PS: Rama mbylli dyert e BE për Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar socialistët në 31-vjetorin e krijimit të partisë së tyre. Berisha shprehet se PS feston sot si parti shtet përvjetorin e ndërrimit të emrit.

Kreu demokrat shton se kjo parti u themelua në fillim si Partia Komuniste dhe pastaj u pagëzua si Partia e Punës për shkak të gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit.

Ai shkruan se pas disa përpjekjeve të bëra nga Fatos Nano për reformimin e saj, nën udhëheqjen e Edi Ramës kjo parti u shndërrua sërish në parti shtet. Berisha fajëson Ramën për mos hapjen e negociatave me BE, ndërsa e akuzon se ktheu monizmin dhe ndërtoi narko shtetin e parë në Evropë.

Statusi i plotë i Berishës:

Partia Socialiste kremton sot si parti-shtet pervjetorin e nderrimit te emrit! Te dashur miq,

Sot, partia e PPSH feston diten e pagezimit te saj te trete me emrin qe mbart sot.
Ajo u themelua me 8 nentor te vitit 1941 nga serbet Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha si Partia Komuniste e Shqiperise. Per shkak te genocidit dhe krimeve kunder njerzimit qe kreu gjate luftes si nje parti terroriste e vertete, pas lufte emri u nderrua nga PKSH ne Partia e Punes se Shqiperise dhe perseri per shkak te genocidit dhe krimeve kunder njerezimit qe ajo si parti-shtet, nen udheheqjen e diktatorit gjakatar Enver Hoxha kreu per dekada ne pushtet, u detyrua qe me 12 qershor te vitit 1992 te ndryshoje emrin ne Partia Socialiste e Shqiperise.

Pas disa perpjekjeve te bera nga Fatos Nano dhe nje grup te rinjsh per reformimin e saj, kjo parti nen udheheqjen e Edi Rames eshte shendrruar perseri ne nje parti-shtet e lidhur gjeresisht ne kreun e saj, me drogen, krimin dhe vjedhjet e medha te fondeve dhe pasurive publike.

Kjo parti sot, nen drejtimin e Edi Rames kremton pervjetorin e nderrimit te emrit si parti e veprave me te zeza dhe mynxyres se vertete kombetare si parti antikombetare qe shendroi Tiranen ne Beogradin e Vogel qe u shet shqiptarve interesat e Serbise per interesa te Shqiperise, dhe qe duke zbatuar platformen e Vaso Çubrilliviçit, perzuri ne 4 vite 540 mije shqiptare nga Shqiperia.

Kjo parti, me ne krye Edi Ramen, ndertoi narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe dhe si parti shtet, instaloi pas 31 viteve, monizmin e plote ne Shqiperi!

Keto 9 vite ne pushtet, Partia Socialiste mbylli dyert e BE-se per Shqiperine!
Edi Rama, ne krye te PS me lidhjet e tij te krimit, shnderroi Shqiperine ne epiqender operative te organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut e Amerikes se Jugut dhe Lindjes se Mesme.

Etiketa: berishaKryesore1PDPSRama

Lajme të lidhura

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
Para
Kosova hap dyert, e gatshme të pranojë 5000 refugjatë ukrainas

Lufta në Ukrainë, numri i refugjatëve në Poloni kalon 4 milionë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

Belgjika dhe Danimarka janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Ministri...

Lexo më shumë
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com