GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Moderatorja dhe transgjinorja “përplasen” në emision, Argjira largohet nga studioja

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Moderatorja dhe transgjinorja “përplasen” në emision, Argjira largohet nga studioja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moderatorja Argjira Spanca ka përjetuar një situatë të sikletshme. Në “E Diell” u diskutua nëse po teprohet me ndërhyrjet estetike dhe mes të tjerëve në panel ishte e ftuar edhe transgjinorja Amber.

Kjo e fundit u shpreh se vajzat varen nga meshkujt dhe se e mbajnë veten vetëm prej tyre. Mirëpo, Argjira nuk ishte e këtij mendimi duke u shprehur se ajo nuk është rregulluar kurrë për një mashkull dhe se bën çdo gjë vetëm që të ndihet mirë vetë.

Amber: Mania e femrave është gjithmonë që të jetë në vëmendje të një mashkulli dhe prandaj rregullohet dhe e mban veten

Argjira: Jo patjetër.

Amber: Femra për mashkullin jeton, janë të varura nga meshkujt.

Argjira: E ke shumë gabim. Unë kurrë në jetë nuk çohem në mëngjes dhe bëhem e bukur për një mashkull. Kur jam në një lidhje dhe kam qejf të dalë me të bëhem e bukur pikë së pari për veten time, se dua të dalë dhe të jem rehat në ambientin ku dal. Graciano mua më sheh në lloj-lloj gjendjesh. Nuk kam nevojë t’i bëhem atij e bukur. Fare. Nuk e ndjej. Kur më takoi kemi qenë shokë dhe më ka parë në gjendjen më të tmerrshme. Vishem për veten time.

Amber: Me një mashkull kur kalon disa vite ti krijon siguri te vetja dhe fiton rehati. Mund të dalësh si do. Në një takim të parë nuk mund të dalësh pa u lyer.

Argjira: Unë vij çdo ditë në punë pa makeup. Aty është personale. Ti e ndjen të nevojshme të rregullohesh për një mashkull, unë jo. Femrat ndjekin edhe trendet. Jo domosdoshmërisht duhet të veshësh fustan për të qenë femër. Mos i përgjithësoni situatat.

Në një moment, Argjira u çua nga kërkoi të linte studion. Ajo u shpreh se nuk donte të ishte më pjesë e atij diskutimi pasi sipas saj po paragjykoheshin shumë njerëz.

Argjira: Unë do e lë studion sepse u banalizua. Ka shumë paragjykime. Nuk jam rehat në muhabetin që po bëhet. Është një temë delikate dhe po paragjykoni shumë njerëz dhe po i bëni të ndihen keq. Megjithatë, me ndërhyrjen e Ed Manushi Argjira u qetësua dhe u rikthye në vendin e saj duke e vazhduar diskutimin deri në fund.

Etiketa: ArgjiraemisionModeratore

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026   
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026  

07:30 - 03/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë
Horoskopi

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026

08:04 - 31/07/26
Para
Operacioni antidrogë “Rapshi”, zbardhet dëshmia e 44-vjeçarit të arrestuar: Furgonin e kam shitur para katër ditësh

U kap me 16 thasë kanabis në Angli, shqiptari: Bosi i drogës me theu dhëmbët me grusht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria pa shqiptarë në punë? Të huajt po zënë vendet e lira
Aktualitet

Shqipëria pa shqiptarë në punë? Të huajt po zënë vendet e lira

09:42 - 03/08/26

Vendet e Ballkanit Perëndimor vitet e fundit po vuajnë mungesat në tregun e punës, për shkak të niveleve të larta...

Lexo më shumë
Skandal në Rusi! Tifozët e Spartakut sulmojnë Mirlind Dakun me pankartë fyese: Fundërrina shqiptare jashtë!

Skandal në Rusi! Tifozët e Spartakut sulmojnë Mirlind Dakun me pankartë fyese: Fundërrina shqiptare jashtë!

09:19 - 03/08/26
Të shtënat armë në jahtin luksoz, ndalohet biznesmeni Astrit Gjonpalaj dhe miku i tij shqiptaro-amerikan

Të shtënat armë në jahtin luksoz, ndalohet biznesmeni Astrit Gjonpalaj dhe miku i tij shqiptaro-amerikan

08:54 - 03/08/26
Këmbimi valutor për 3 gusht/ Me sa këmbehen sot euro, dollari dhe monedhat e tjera

Këmbimi valutor për 3 gusht/ Me sa këmbehen sot euro, dollari dhe monedhat e tjera

08:27 - 03/08/26
Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

08:01 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com