GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nuk ka një fitues të qartë pas zgjedhjeve në Francë, çfarë rrezikon Macron

08:54 - 13/06/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë, Exit Pollet nxjerrin fitues Makronin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak pas rizgjedhjes si president, Macron duhet t’i trembet humbjes së shumicës absolute në Asamblenë franceze, gjë që do t’ia vështirësojë qeverisjen dhe realizimin e projekteve politike që Macron i bëri të ditura gjatë fushatës elektorale për president.

Në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare, aleanca e majtë e gjelbër “Nupes” e Jean-Luc Melenchon ka arritur të marrë gati po aq vota (25,7%) sa fronti i qendrës i presidentit Macron, “Ensemle” (25,8%). Dallimi mes dy kampeve politike, sipas të dhënave zyrtare qëndron në 21.442 vota, përballë 48,7 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Sistemi i komplikuar zgjedhor çon pjesërisht në dallime të mëdha në proporcionalitet dhe shpërndarjen e vendeve në parlament. Në fund vlejnë votat për fituesin e secilës zonë zgjedhore. Sipas sondazheve të instituteve, pritet që të dielën e ardhshme, kampi i Macron në raundin e dytë të mbledhë vota nga shumë zgjedhës, kandidatët e preferuar të të cilëve kanë humbur në raundin e parë.

Shumica absolute në rrezik 

Sipas kësaj llogaritjeje mbështetësit e Macron mund të marrin 255 nga 295 vende në parlamentin me 577 vende. Për shumicën absolute nevojiten 289 vende. Për aleancën “Nupes” parashikohen 150 deri në 210 vende, megjithë rezultatin e mirë zgjedhor.

Nëse Macron e humb shumicën absolute, atëherë ai duhet rregullisht që të marrë mbështetjen e kampeve të tjera politike dhe të bëjë më shumë kompromise, si për shembull tek reforma e pensioneve. Vetë Melenchon e vlerësoi rezultatin zgjedhor si dështim për kundërshtarin politik, Macron. “E vërteta është se partia e presidentit në raundin e parë ka dështuar dhe është mundur”, tha ai në Paris.

Populistja e djathtë, Marine Le Pen u tregua optimiste, që partia e saj “Rassemblement National” në të ardhmen do të mund të krijojë një fraksion të vetin. Për këtë nevojiten 15 deputetë, partia e saj sipas llogaritjeve mund të arrijë 10-30 vende.

Kryeministrja e sapoemëruar nga Macron, Elisabeth Borne bëri thirrje për një “javë të mobilizimit”. Ajo vetë dhe 14 anëtarë të qeverisë kanë dalë në zgjedhje dhe rrezikojnë të humbasin postet, nëse nuk fitojnë në zonat e tyre zgjedhore. Por nuk dihet, nëse shumica e francezëve do mund të mobilizohet të dielën e ardhshme. Pjesëmarrja në zgjedhje arriti një pikë tjetër të ulët./DW

Etiketa: FranceMacron

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Sytë nga qielli, çfarë do të ndodhë nesër?

Sytë nga qielli, çfarë do të ndodhë nesër?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com