Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka ironizuar festën gjysmë private të mbajtur nga socialistët ditën e djeshme me rastin e 31 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste ku të ftuar ishin dhe funksionarë nga partitë e tjera, përveç demokratëve.
Me nota satarike, Gjekmarkaj bën një rezyme të gjithë ceremonisë që u mbajt në ambientet e jashtme të selisë rozë, duke filluar nga të ftuarit dhe sjellja e tyre duke mos kursyer askënd.
Krahas socialistëve, në satirën e tij ai përfshin dhe përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho dhe Endrit Brahimllari të cilët ishin të ftuar në këtë ceremoni.
Reagimi i Gjekmarkaj:
Shqiperia mbremë pat ziafet të madh. Shteti dhe partia pas tridhjetë vitesh u bënë një si dikur motit. Piqej mish e birra lumë.
Evolucioni cilesor shihej edhe me sy. Nga Sejfulla Maleshova tek shoku Kajmak perfundoi ai. Liri Belishova e sotshme është Bora. Qemal Stafen mund ta kerkojme të një idealist si Ahmetaj.
Profesoret e dikurshem që të rrokanisnin koken ishin bërë def nga sytë.
Nuk gjeje një per be. E kujt i duhen?! Trazovaçë të medhenj kanë qënë! Çoç u dukej vetja me librat e tyre e shkollat në Francë. Punëmbaruar kerkon epoka. Tani një lider ,një liber, një parti ka vendi , Babon, ” Kurbanin” dhe “Rilindjen” ! Luam ai qe di të bëjë thesar prej tyre.
Nga PS e dikurshme ishte vetem Gramozi i cili vjen nga tabani popullor ku lançimi e linçimi nuk bëjnë diferencë të madhe e që fukarallekun e fjalve të teperta nga librat e kishte zët, por edhe ai i mvrenjtur.
Babo e terhiqte perpara si gjetue fiku, Gramo merrte pas me yxhym. Terhiq njëri e hiq tjetri më në fund fitoi Babo.
Në vend të Profesorve në krye të rreshtit për të pritur Babon u shfaq Damo për të pritur Krushkun me kostum e atlete, pak i skuqur nga emocionet dhe shendeti. Ai mbajti një fjalim historik plot erudicion , programatik e me vizione me dy fjali “të rrojë Partia të rroni ju” dhe ” nëse ka ndonjë gjë për të thënë Babua” , pas tij Blerina me ngjyra furfullitese feste vuante padurimin e pritjes , Lali me gezimin e perhershem, intelektuali i shquar Alket Hyseni perlotej, Tigrushit një lezet i madh i kishte pushtuar fytyren megjithese tërë pasditen kishte bërë sanduiçer, Tezja e cila harenë e shfaqte me këmbe e duar edhe pse kishte larë e fshirë sheshin që nga mengjesi e keshtu me rradhë. Ajo herë pas here u tundua t’ja merrte një kënge labçe me Termetin kushtuar Babos, “moj Greshica maja maja /ku rreh topi e kumbaraja/ moj Greshica gropa gropa hengre treqind e ca koka/”.
Tao ishte më i terhequr dhe i buzeqeshur me masë.
Fjalimi i Damos i dha lajtmotivin e mandatit të tretë dhe e preku thellë në zemer. 23 mijë votat e Elbasanit po i çukisin xhanë pak e nga pak.
Evisi me sytë nga Edona që shihte Zeusin dhe kesisoj ndriçohej. Klosi me në fund dukej si Karl Marksi me mjekrren e rritur e të dendur. Por kjo nuk dihet a i pelqen Babos kur duhet vetem një model. Edhe Fahro ja ka bërë këtë verejtje.
Mjergulla mbuloi praninë e Presidentit Bake xhani. Disa thanë nuk erdhi, si ja bëri Babos këtë? Mosmirnjohesi. Të tjere besuan se e kanë parë me Nikon pas një peme në periferi të festes duke biseduar per pronat e ushtrisë, ku nxirrnin koken herë njëri e herë tjetri.
Niko hante kerrnacka e pinte birrë Korça, Bakja një ballë kazani Skrapari me shishqebap. Majko që në Parlament erdhi ngaqë Inceneratoret nuk dogjen mbeturina por Bllakon e gjorë i kishte kthyer shpinen Babos dhe qashtersisht bisedonte me Elisen e cila ndiqte me sy Babon mjekrra e të cilit po thinjej nga hallet duke pikelluar mijera sy e zemra.
Anila Denaj qe nuk po merret me statusin e deputetit siç ka premtuar pat lehtesi të madhe, koperativistet e punetoret kishin dhuruar me zemer,mish e zarzavate per gostinë , hyzmeti gratis gjithçka me pune vullnetare. Babo e ka qejf nikoqirllekun se ai vetë e ka thë “dy metra do jenë tonat” në të pertejmen.
Musai me pervujtni shperndante supë nga ajo që gatuan Lali për të pastrehet që të ardhurit nga larg të paqtonin midenë. Shalsit i kishte rënë me e lehta punë! Në një qoshe mbushte kupa me akullore per ata që lypnin freski dhe vetë herë pas here lepinte një.
Braçe nuk u pa në qender as Xhafa mbase druanin se mos ndonje nga ministrushet e reja i pyeste po ju xhaxha kush jeni?
Ditmiri nuk shihet më që nga dita kur me traktor u shfaq se po punon per buken e kalamaqerve me meditje në Europë, jep mend ketej e andej. Ishallah se merr vesh Babo se do merzitet.
Ulsiu me modesti kishte punuar në akçihane gjithe pasditen! Me një perparse kasapesh veshur e me biçak kishte rrjepur nën blir desh e cjeper per çabullin e darkes.
Çuçi kishte qeruar patate e grirë sallatë po pa pertesë fare se Lideri tani që Opozita është rremujë e ska frikë prej saj keto punera i ka shumë per zemer. Garat e devocionit e gezojnë pa mase por edhe e merzisin kur janë bajate se ai mbahet per kalores i estetikes dhe kodifikues i etikes.
Braimllari i LSI shënd e vere kepuste salsiçe me dhëmbë kërrc kërrc njëra pas tjetres si shënjë besimi për nuancat e reja mes PS dhe LSI, teksa Xhixho nazuiste një gotë ujë që nuk e pinte nga mosbesimi.
Margeriti koka e se ciles kishte dalë mbi re studionte nga lart arkitekturen e Partisë në kohen e Babos pa shprehur ndjesi.
Etilda nuk u pa në vende te dukshme mbase per ti shpetuar syrit të keq të Danjollit të Sherkes që nuk e kursen.
Manastirliu e cila është lodhur por me sukses ka kryer fushaten e vaksinimit kuptoi që aty të gjithë kanë marrë vaksinen e dashurisë për Babon dhe u ndie mirë. S’ka pandemi që e cenon unitetin lider-parti-popull.
Babo gjeti kohe për të gjithë! Madje bëri një foto të ngrohte edhe me Kryetaren e Kuvendit duke shkaktuar jo pak xhelozi tek mileti rrotull. Po kaq për ti thënë , mirë mirë u takove me Papen por unë jam Zoti.
Kastriot Çaushi meqënese fondacioni “Qemal Stafa” humbi neper tendera e kanabis erdhi si tek filmi “Qortimet e Vjeshtes” per tu kujtuar idealet e medha ndonese Tigrushit ju duk si Vasil Laçi i dekoruar nga Meta që mund të bënte hatanë.
Mornica i shkuan mbi trup dhe u bë gati ti hidhej persiper me kthetra.
Artistë dhe gazetarë pranë partisë kishte plot.
Babo nuk foli. Pertoi. I daroviti të gjithë nga pak pa perkushtim të madh dhe pastaj iku tek Zaho që po e priste në shtepi. Teksa hipte në makinë Laçko me duar pas kurrizit admironte Ali Pashanë e vet! Filip Çakulli tymoste dhe mendonte ” duhet të pershtatemi, në monizem u rrita e në të po motnohem”!
Rruges per në Surrel Babo mendonte 24 vjet në Pushtet, 17 në krye të PS. Unë jam lider historik jo Nano që 4 vjet i kaloi në Bënçë e 8-9 të trazuara, por detyrohem ta kujtoj çdo vit me bezdi të madhe.
Ai është lider historik në pension. Unë e Doktori në punë. Ne i japim perjetesi historisë. Një kokëçarje më shumë per Babon të sillet si bashkëkohor kur është historik.
Discussion about this post