Ilir Kërçeli, Shefi i kabinetit të kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca, njofton se më 17 qershor Konjufca do të zhvillojë vizitë në Hagë. Këtë lajm e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook.
“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Kërçeli.
Lidhur me vizitën që do të zhvillojë Konjufca në Hagë, kreu i OVL-UÇK-së, Faton Kinaku, e ka quajtur dyfytyrësi duke e kritikuar për projektligjin kundër veteranëve.
“Dyfytyrësia e Glauk Konjufcës! Në njërën anë futet në rend dite projektligji kundër veteranëve, e në anën tjetër shkon t’i vizitojë veteranët që gjenden në paraburgim në Hagë”, ka shkruar Klinaku.
Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nuk e kanë pranuar në vizitë Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun. Nuk dihet nëse Konjufca do të ketë takim me Thaçin dhe Veselin.
Discussion about this post