GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Arben Malaj thirrje qeverisë: Mos i gjobisni bizneset, fiskalizimi me penalitete është rrugë e dështuar

10:20 - 15/06/21
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Arben Malaj thirrje qeverisë: Mos i gjobisni bizneset, fiskalizimi me penalitete është rrugë e dështuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj i ka bërë thirrje qeverisë të ndryshojë qasjen ndaj biznesit duke mos e penalizuar për fiskalizimin.

Malaj thotë se faji nuk është i bizneseve, por i qeverive pasi fiskalizimi me penalitete është një rrugë e dështuar e provuar disa herë.

Ai thotë se mbështet çdo reformë të qeverisjes online, por nga ana tjetër shpreh kritika se si qeveria për shtyrjen e këtij projekti ka treguar se qeveria me vetëdije fsheh transparencën, imponon me dhunën e gjobave për të luftuar informalitetin dhe evazionin fiskal si dhe për përfitime politike dhe vota ka falur disa herë po këto gjoba duke rritur pushtetin abuzues.

Statusi i plote:

Mos i gjobisni bizneset – dështimi është i qeverive jo i tyre. Reformat-fiskalizimi me penalitete – është një rrugë e dështuar disa herë.

Biznesi duhet ti paguajë detyrimet sipas: (a) “cash floë/hyrjeve të ardhurave; (b) me koston e tij më të ulët për taksapaguesit dhe (c) kostot sa më të vogla edhe të taksa-mbledhësve.

Këto janë parime të arta të taksimit të qartësuara nga Adam Smith që në shekullin e 17-të.

Mos shpikni për interesa jo të sinqerta parime të tjera siç është absolutizimi i efekteve të gjovave sa më të rënda.

Personalisht mbështes çdo reformë në çdo aspekt të qeverisjes online që garanton tre parakushte jetike:

(1) nuk rrit asnjë kosto direkte dhe indirekte për përdoruesit e këtyre shërbimeve online sidomos për tatimpaguesit, bizneset dhe individët;

(2) që rrit shpejtësinë dhe cilësinë e nder dhe bashkëveprimit midis përfituesve fundorë – dhe agjensive publike dhe

(3) që nuk dëmton sado pak moralitetin e taksave – pra që qëllimi i vërtetë është përfitimi i përdoruesve nga efektet pozitive të reformave dhe jo kompanitë e favorizuara vendase apo të huaja për fitime të garantuara dhe të larta.

Ky projekt që është shtyrë disa herë vërteton shqetësimin e taksapaguesve për:

(1) kostot jo të lehta direkte dhe indirekte:

(2) qeveria ka shkelur një nga detyrimet ligjore që për çdo ligj duhet të masë dhe qartësojë publikisht efektet përfituese ose kostot e tij por jo me paragrafe copy-paste por me shifra të monitorueshme;

(3) qeveria fshehu në parlament se sa do të ishte në milidra lekë përfitimi nga efektet direkte dhe indirekte të fiskalizimit;

(4) qeveria me vetëdije fsheh transparencën e këtyre shifrave që të pengojë monitorimin e “sukseseve” të reformave nga ekspertë dhe Organizata Jo Qeveritare jashtë favorizimit qeveritar;

(5) nëse të ardhurat nga fiskalizimi do të ishin aq të mëdha sa qeveria deklaron me fjalë – individët, bizneset e vogla dhe të mesme vitet e para nuk duhet të paguajnë asnjë qindarkë dhe kur të binden se fiskalizimi ndihmon edhe menaxhimin më mirë të bizneseve të tyre do të rritet vullnetshmëria e përdorimit të sistemeve “moderne” fiskalizuese në një treg konkurues të ofrimit të tyre me cilësi të mirë dhe kosto të ulët të pajisjeve dhe mirëmbajtjes;

(6) qeveria ka dështuar disa herë me imponimin me dhunën e gjobave për ta luftuar informalitetin dhe evazionin;

(7) dështimi vjen kryesisht nga moraliteti i ulët i pagimit të taksave kur qeveritë akuzohen nga taksapaguesit, nga raportet, indekset dhe institucionet ndërkombëtare për korrupsion dhe kapje të shtetit ;

(? qeveria ka treguar se për përfitime politike/vota dhe për përfitime abuzive dhe të nxitura nga arroganca, babëzia dhe kapja e shtetit ka bërë herë pas here falje të gjobave. Pra ajo e keq përdor penalizimin jo për të luftuar informalitetin, por për të rritur pushtetin e saj abuzues.

Kjo analizë mund të thellohet dhe plotësohet si me argumenta dhe me rastet e dështimeve të përsëritura në administratën publike dhe  fiskale.

Ditë të mbarë!

Arbeni

Etiketa: Arben Malajfiskalizimi

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Para
Tabaku takime me bizneset për taksën e fiskalizimit: Koncesioni i ka kushtuar buxhetit 16 mln euro

Tabaku takime me bizneset për taksën e fiskalizimit: Koncesioni i ka kushtuar buxhetit 16 mln euro

TË FUNDIT

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26

Udhëtimet drejt Europës pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim, pasi Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion...

Lexo më shumë
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com