GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shtohen destinacionet, fluturime direkte nga Tirana drejt Moskës

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtohen destinacionet, fluturime direkte nga Tirana drejt Moskës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Destinacionet e fluturimeve nga Rinasi sa vijnë e po shtohen.

Dje filluan fluturimet midis Tiranës dhe Riadit të Arabisë Saudite. Fluturimet do të operojnë me kryeqytetin e Arabisë Saudite tre herë në javë, duke vendosur një Airbus A320. Më herët kanë nisur fluturimet edhe nga Dubai.

Desinacioni më i ri është Moska. Tirana International Airport njoftoi se nga data 20 Qershor 2021, fillojnë fluturimet direkte me Tiranën 1 herë në javë me kompaninë ajrore Ural Airlines (çarter turistik).

Sipas njoftimit të TIA, Moska është një ndër qytetet më të vjetra dhe më të bukura të Rusisë, ndodhet në pjesën evropiane të Rusisë. Perandorët ose carët e kthyen qytetin në bazën e tyre të urdhrave deri në vitin 1712, kur kryeqytet i Rusisë u bë Saint Petersburg.

Moska u rikthye në kryeqytet të Rusisë në vitin 1918 dhe shërbeu si kryeqyteti i ish-Bashkimit Sovjetik nga viti 1922 deri në vitin 1991. Moska ka qenë historikisht kryeqyteti i BRSS, Perandorisë Ruse, Regjimeve cariste dhe Dukatit Moskovit.

Moska konsiderohet si një prej qyteteve më të gjelbra të Evropës dhe ka rreth 27 kilometra katrorë gjelbërim në parqe për person. Infrastruktura historike e kombinuar me zhvillimin modern të viteve të fundit e kanë bërë Moskën një prej destinacioneve më intriguese dhe tërheqëse të Evropës.

Rigjallërohen charterat turistikë 

Pas një 2020-e të vështirë për shkak të pandemisë, charterat turistikë po shtohen ndjeshëm këtë sezon. Polakët e kanë nisur sezonin turistik në vend duke u kthyer sërish në një nga grupet e rëndësishme të turizmit të organizuar në vend, lokalizuar kryesisht në zonën e Golemit por shtrirë edhe në Vlorë apo në Sarandë me mbërritje nga Korfuzi. Në Rinas po ulen deri në 9 charter në ditë nga qytetet polake.

Fillojnë charterat nga Çekia në datën 16 qershor, ndërsa po vijojnë ata nga tel Avivi, Bjellorusia dhe Ukraina, duke premtuar për një sezon të mbarë turisti./MONITOR

Etiketa: aeroportdestinacionefluturimemmoskaTirana

Lajme të lidhura

Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Para
Rama viziton sistemin e ri të laboratorëve të analizave: Hapet një kapitull i modernizimit të shërbimit shëndetësor

Rama viziton sistemin e ri të laboratorëve të analizave: Hapet një kapitull i modernizimit të shërbimit shëndetësor

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com