GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kokaina prej 45.5 kg në kontejnerët me mish, zbardhen emrat e dy të arrestuarve

09:27 - 16/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Kapen 45 kg kokainë në portin e Durrësit, si u zbulua droga e fshehur në mishin e pulës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas hetimeve të thelluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vihen në pranga:

Arben Ferizi, me detyrë administrator i kompanisë
Egert Vargu, me detyrë agjent doganor në Portin e Durrësit.

Mbrëmjen e djeshme u bllokua një sasi prej 45.5 kg kokainë, e ndarë në 40 pako, e cila ndodhej në një kontejner ku ishin ngarkuar tonelata pulash. Ngarkesa, referuar raportimeve, kishte kaluar transit nga Brazili, ndërsa kontejneri kishte si destinacion final Maqedoninë e Veriut. Mësohet se ngarkesa me mish ishte porositur nga një firmë kosovare. Policia njoftoi se vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar që fshihen pas ngarkesës prej 45.5 kg kokainë.

Kjo është sasia e dytë e drogës që sekuestrohet nga Policia e Durrësit në port në harkun kohor të një muaji pasi më 17 Maj një tjetër ngarkesë prej 59 kg kokainë u kap në një konteiner me qymyr që vinte nga Ekuadori. Më parë janë raportuar raste të sekuestrimit të sasive të kokainës në kontenierët me banane. Ndoshta kapja e disa ngarkesave në portin e Durrësit pikërisht në këto kontenierë ka detyruar trafikantët që të tentojnë trafikimin e drogës edhe përmes ngarkesave të tjera, si në rastin e qymyrit, apo mishit të pulës.

Autoritetet shqiptare përgjithësisht nuk kanë mundur të zbulojnë rrjetin e porositësve të narkotikëve në Shqipëri, edhe pse ka pasur arrestime dhe dënime për administratorë kompanish, të cilët nuk kanë pranuar se kanë pasur dijeni për ngarkesat me drogë.

 

Etiketa: ArrestuaritEmratkokainakontejneretmish

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Pak para protestës së veteranëve, policia pozicionohet pranë Kuvendit

Pak para protestës së veteranëve, policia pozicionohet pranë Kuvendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com