Spitali i Sarandës është përfshirë nga flakët pak minuta më para. Policia njofton se është përfshirë nga flakët salla e pajisjeve radiologjike.
Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post