GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ish-deputeti i PS-së, Braho tregon episodin me policinë: Në makinën e tyre vinte era drogë

10:29 - 17/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do të vrasin Enkelejd Alibeajn”, SPAK nuk merr përsipër Spartak Brahon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka treguar një situtatë që i ka ndodhur me Policinë e Shtetit. Braho tregoi se teksa ishte në një mjet të policisë, ndjeu aromë kanabisi. Në momentin kur pyeti oficerët e policisë se çfarë ishte kjo aromë, ata janë shprehur se ata e përdorin herë pas here që i përdorin lëndët narkotike.

“Deri tani kemi folur mirë për trajtimin e policisë po nuk kemi folur problemet që ka venë policia. Ka mes tyre të korruptuar. Kam hyrë një ditë në një makinë policie, vinte era drogë. I thash ç’bëni mo çuna. Pimë ndonjëherë tha. Mos u çudit sepse këto punë i nxori testi që u bë në polici dhe u ndërpre se do të hapte një plagë të madhe. Jam i sigurt që ka plot nga këta që kanë bërë këtë shkollë kur bien në kontakt me drogaxhit i kërkojnë një cigare ose i kërcënojë se do t’i raportojnë. Apo i kërkojnë para e nisin problematikat”, është shprehur Braho.

Braho tha se policia e shtetit ka shumë probleme duke filluar që nga përgatitja e tyre e deri tek pagat që marrin nga shteti, që sipas tij janë shumë të ulëta. Ai gjithashtu tha se Policia duhet të jetë e përgatitur dhe e depolitizuar në kulm.

“Çuçi është shtetar i mirë por me deklaratat ka rënë pre e frymës nga lart. Nuk është situata ajo që paraqiti Çuçi është e besueshme që sa kohë zhvillohen takime e evente ndërkombëtare, organizimi i tyre pa probleme është një pjesë e punës së strukturave ligjzbatuese por jo lufta reale kundër krimit. Ndodhin çdo ditë vrasje. Ka një problematikë të rëndë e cila duhet analizuar. Problematika është që situata nuk është e mirë krahas punës së mirë të shtetit për ruajtjen e sigurisë së përgjithshme në evente që na nderojnë. Duhet parë se ç’bëhet për parandalimine krimit. Edhe në Amerikë vriten për ditë. Është krijuar një problematikë edhe atje për pajisjen me armë, është lëshuar dora më shumë se sa duhet sepse nuk janë sanksionuar rregullat për përdorimin e tyre. Krimi shpërthen lulëzon kur i krijon kushtet. Problemi është si i përgjigjen strukturat. Policia duhet të jetë e përgatitur dhe e depolitizuar në kulm. Për të marrë një karabinier studiohet 3 breza biografi. Nuk duhet të ketë anëtar familje në sindikata politike. Ne marrim policë rrugësh që sot jemi në një parti nesër në një tjetër. Kjo problematikë është edhe për oficerin drejtues të strukturave të policisë, 3 vjet. Ky oficer bëhet oficer i pol gjyqësore. Çka mësuar ai për 3 vite? Dhe e fundit, trajtimi financiar i policisë.Një polic sot merr 400 mijë lekë gjobë. Është i diskriminuar, nafta ka vajtur 3 mijë lekë dhe polici përdor makinën e tij për të vajtur në vendngjarje. Ku i gjen lekët? Kujdesi financiar i shtetit për policin është pak sipër zeros. Rroga e një polici duhet të jetë mbi një milion e gjysmë lekë të vjetra. Të kemi një polici tamam jo policë… Nëse nuk vihet dorë e fortë nuk kemi gjë në vijë. Me këto të merret Çuçi ti bjerë tavolinës atje në qeveri se ai që është atje nuk i kupton këto. Nuk ka rend e qetësi pa polici të mbështetur financiarisht. Çdo të bëjë konkretisht ministri për të shtuar fondet? E di ç’bëhet në SHBA? Asetet e sekuestruara të krimit i kalojnë policisë?

Etiketa: deputetidrogamakinaPoliciaPSSpartak Braho

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
Meta takon Presidentin e Azerbajxhanit: Nevojë jetike për fuqizimin e mëtejshëm të TAP

Meta takon Presidentin e Azerbajxhanit: Nevojë jetike për fuqizimin e mëtejshëm të TAP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

Sot do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Uefa Champions League, aty ku spikat dueli i gjigantëve të futbollit...

Lexo më shumë
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com