GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Delina Fico thirrje për shqiptarët: Kosova nuk është Kurti dhe Shqipëria Rama

11:28 - 17/06/22
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Delina Fico thirrje për shqiptarët: Kosova nuk është Kurti dhe Shqipëria Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koncerti “Sunny Hill”, i cili këtë vit u zhvendos në Tiranë duke krijuar kështu një sërë polemikash, është kthyer në kryefjalën e mediave shqiptare dhe kosovare.

“Rama apo Kurti, kush po qeveris më mirë?” ishte pyetja që qytetarët e shteteve përkatëse ngrinin. Së fundmi, ka reaguar aktivistja e Shoqërisë Civile, Delina Fico, ku ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që t’i japin fund këtij “konkursi të shëmtuar” se kush ka qeverisje më të mirë deri më tani, Rama apo Kurti.

Sipas Ficos, Kosova nuk është Albin Kurti dhe Shqipëria nuk është Edi Rama dhe se të dy kryeministrat janë zgjedhur nga shumica e qytetarëve. Ajo kërkon që të gëzohemi për gjërat që shkojnë mirë në të dyja vendet dhe të pranojmë me përulësi dashurinë që na japin shqiptarët nga ana tjetër e kufirit dhe të mos vendosim kushte.

“Kam një lutje shumë dashamirëse për miqtë e mi në Kosovë dhe në Shqipëri: ju lutem, ju lutem, ndaleni këtë konkurs të shëmtuar e të pamençur se kush i bën/kush i ka më mirë punët në politikë, ekonomi, kulturë, të drejtat e njeriut, mbrojtje të mjedisit, etj., – Kosova apo Shqipëria; se kush bën më shumë për njeri-tjetrin – Kosova për Shqipërinë apo Shqipëria për Kosovën.

E para, në Kosovë e Shqipëri ka njerëz të mirë ose të këqinj, të talentuar ose jo, patriotë ose jo, e të tjera, dhe nuk mund të futen në një thes të gjithë njerëzit, as në Kosovë, as në Shqipëri. E dyta, Kosova nuk është Albin Kurti dhe Shqipëria nuk është Edi Rama. Të dy kryeministrat i kanë zgjedhur më shumë se 50% e votuesve në vendin përkatës dhe ata janë drejtues politikë e publikë në vendet përkatëse për një periudhë të caktuar. Shoqëria, jeta, vendi në Kosovë dhe Shqipëri janë shumë më shumë se këta dy drejtues publikë e vijnë para tyre e do të vazhdojnë pas tyre. S’të pëlqen Albin Kurti? Krejt OK. S’të pëlqen Edi Rama? Krejt OK. Por kjo nuk mund të përkthehet në nxjerrjen e lupës nga xhepi për të vënë në pah e gjykuar çdo gjë që, sipas mendjes tënde, nuk shkon mirë në anën tjetër, e aq më pak, për të sharë njëri-tjetrin, për të ngjallur përçarje mes dy shoqërive tona, mes njerëzve të një gjaku, historie e gjuhe.

Ndaleni këtë konkurs të helmuar e mediokër.

A mund të gëzohemi për atë që shkon mirë në Kosovë apo në Shqipëri? A mund të pranojmë me dashuri e përulësi atë sasi dashurie e përkrahje që na jep shqiptari nga ana tjetër e kufirit, e të mos vemë kushte për sasinë dhe cilësinë e kësaj dashurie e përkrahjeje? A mund të gëzohemi që jemi vëllezër e motra, por, po ashtu dhe po aq e rëndësishme, se jemi individë e komunitete me dritëhijet tona të veçanta e jo kopje identike të njeri-tjetrit? A mund të bashkohemi me dashuri e respekt reciprok për të përmirësuar atë që nuk shkon mirë këndej and andej kufirit? Nëse jo, a mund të shikojmë e trajtojmë me respekt atë që shqiptarët vendosin të bëjnë dhe bëjnë aty ku jetojnë: në vendin, qytetin, fshatin e lagjen e tyre, pa ju dhënë tundimit për të dhënë mend për çdo gjë që ndodh në jetën e një komuniteti tjetër ku nuk jetojmë dhe kontribuojmë drejtpërsëdrejti” ka shkruajtur Delina Fico.

 

Etiketa: Delina FicokoncertKurtiRamaSunny Hill

Lajme të lidhura

Korrupsion në zemër të qeverisë shqiptare, skandali Balluku kërcënim për integrimin e Shqipërisë
Aktualitet

Korrupsion në zemër të qeverisë shqiptare, skandali Balluku kërcënim për integrimin e Shqipërisë

15:17 - 19/02/26
Banorët e Rrjollit në Velipojë vazhdojnë protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt në pronat tyre
Aktualitet

Banorët e Rrjollit në Velipojë vazhdojnë protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt në pronat tyre

14:55 - 19/02/26
Topalli: Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj për integrimin, ne hapim skandale
Aktualitet

Topalli: Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj për integrimin, ne hapim skandale

14:16 - 19/02/26
Para
Nis puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri: Do të kërkojmë ndihmën e OSBE-së

Nis puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri: Do të kërkojmë ndihmën e OSBE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26

Shqipëria dhe Kosova ishin mes 50 shteteve që firmosën sot themelimin e Bordit të Paqes, në një ceremoni të zhvilluar...

Lexo më shumë
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

18:14 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…

Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…

17:33 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Trump: U mblodhën 17 mld dollarë për Gazën, Shqipëria dhe Kosova premtojnë trupa policore

Bordi i Paqes/ Trump: U mblodhën 17 mld dollarë për Gazën, Shqipëria dhe Kosova premtojnë trupa policore

17:18 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com