Në kulmin e luftës me Rusinë, kryeministri britanik Boris Johnson gjeti rastin që ti bëjë një dhuratë homologut të tij Volodymyr Zelensky.
Boris Johnson i dorëzoi atij një kopje të librit të Robert Hardman-it Queen Of Our Times: The Life Of Elizabeth II, duke treguar në njëfarë mënyrë se Zelensky mund të jetë fans i Mbretëreshës Elizabeth ll.
Gjatë vizitës së tij në Kiev, kryeministri britanik e firmosi librin dhe ia dhuroi Zelensky-t. Presidenti ukrainas u fotografua duke shfletuar kopjen.
Biografia u botua si pjesë e festimeve të Jubileut Platinum të Mbretëreshës dhe përmban njohuri origjinale mbi miqtë, familjen e stafin e saj.
Discussion about this post