GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

 Projekti “100 Fushat”, FSHF miraton rikonstruksionin total të 3 fushave në Orikum e Divjakë

12:19 - 18/06/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
 Projekti “100 Fushat”, FSHF miraton rikonstruksionin total të 3 fushave në Orikum e Divjakë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projekti “100 Fushat”, FSHF miraton rikonstruksionin total të 3 fushave në Orikum e Divjakë

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të investojë në infrastrukturën sportive në kuadër të projektit “100 Fushat”, duke mbështetur zhvillimin dhe masivizimin e futbollit në çdo cep të vendit. Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së është miratuar vendimi për rikonstruksionin nga e para të tre fushave të përmasave standarde në Orikum dhe në Divjakë në bashkëpunim dhe në bashkëfinancim me njësitë vendore të këtyre qyteteve.

Më konkretisht, është vendosur të bëhet një ndërhyrje rrënjësore në fushën ku luan ndeshjet skuadra e KF Orikut, duke filluar që nga fusha e re me bar natyral e për të vazhduar me sistemin e rrethimit. Një investim që kap vlerën e 200 mijë eurove në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë e që do t’ia ndryshojë totalisht fytyrën kësaj fushe, duke e kthyer në një ambient cilësor që do ta ndihmojë këtë klub për krijimin e kushteve të duhura për të gjitha ekipet e moshave.

Po ashtu, në të njëjtin vendim është miratuar rikonstruksioni i plotë i dy fushave në Bashkinë e Divjakës me po të njëjtën skemë financimi me FSHF-në. Bëhet fjalë për dy fusha standarde ekzistuese, me njërën që ndodhet në qytetin e Divjakës ndërsa e dyta në njësinë administrative Tërbuf, Çermë Sektor. Kostoja e këtyre dy fushave do të jetë rreth 300 mijë euro, me njërën prej tyre që do të jetë më bar natyral, teksa është për t’u theksuar se me këtë investim do t’i jepet një hov cilësor futbollit në këto dy qytete.

Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e angazhuar në qëllimin e saj për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe për të rritur cilësinë e futbollit dhe afrimin e të rinjve me këtë sport, duke i krijuar atyre kushte sa më të mira. Me projektin “100 Fushat” në bashkëpunim me njësitë vendore të Shqipërisë, FSHF synon të rrisë ndjeshëm nivelin e infrastrukturës dhe të shtojë inventarin e fushave në territorin e vendit.

Etiketa: fshfProjekti i 100 fushave

Lajme të lidhura

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Para
Autori e qëlloi me plumb pas koke, si i injoroi Sakoviç paralajmërimet e miqve

Autori e qëlloi me plumb pas koke, si i injoroi Sakoviç paralajmërimet e miqve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre...

Lexo më shumë
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com