Floriana Garo ka ardhur në një rrëfim ndryshe dhe ka folur nga planet e pushimeve verore me familjen dhe si e ka ndryshuar angazhimi në politikë jetën e saj.
E ftuar në emisionin “Fitstation” e moderatores Çenkuela Hasa, Garo zbuloi gjithashtu për raportin me vjehrrën, Lumturi Ratkoceri.
E pyetur nga moderatorja se një nga temat më të diskutuara ka qenë zgjedhja që bëri Floriana në PD, krah liderit historik Sali Berisha dhe zgjedhja që bëri vjehrra e saj, krah ish-kryetarit Lulzim Basha, dukej si një betejë e ndarë mes tyre, Floriana i është përgjigjur duke thënë se e ka diskutuar këtë temë me familjen edhe pse vjehrra e saj nuk ka qenë dakord për këtë vendim.
“Unë jam përfshirë në këtë rrugë duke e diskutuar me tim shoq, me familjarët dhe me vjehrrën, tjetër se ajo ka thënë jo nuk jam dakord. Vjehrra ime ka qenë e përfshirë në politikë më parë, ajo ka pasur bindje të tjera, tani nuk është e përfshirë më. Ajo në bindje është e djathtë, tjetër se ajo e sheh realizimin e Shqipërisë së dëshiruar ndryshe nga unë. Janë bindjet e saj, nuk jemi kuptuar në këtë pjesë por kjo nuk ka penguar marrëdhëniet tona në familje, megjithëse ka pasur shpesh herë dhe nervozizëm.”
Gjithashtu, Garo së fundmi tregon se bashkëshorti e ka mbështetur shumë.
“Bashkëshorti është gjendur disi në situatë të vështirë. Ai ka qenë pro meje në fakt dhe shumë bindshëm me PD-në, dhe jo pro nënës së tij në këtë rast. Megjithatë kjo tregon se funksionon demokracia, dhe nuk mendoj që është rasti i vetëm dhe pse ka bërë shumë përshtypje.”
Discussion about this post