GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Scholz: Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë tani

13:42 - 19/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermania: Marrëveshja e re bërthamore nuk mund të vonohet më shumë

German Chancellor Olaf Scholz arrives for a Security Cabinet meeting at the Chancellery in Berlin, Germany, Monday, Feb. 28, 2022. (AP Photo/Hannibal Hanschke, Pool)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka kërkuar reforma në BE në mënyrë që të lehtësohen pranimet e anëtarëve të rinj në Bashkimin Europian. Jo vetëm kandidatët për një anëtarësim duhet të përgatiten, edhe BE vetë duhet të përgatitet për zgjerimin e unionit, tha politikani socialdemokrat në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa.

Scholz do të lehtësojë anëtarësimet në BE me reforma

“Për këtë duhet që BE të modernizojë strukturat dhe proceset vendimmarrëse. Jo gjithmonë do mund të vendosen mbi parimin unanim të gjitha ato vendime që duhen marrë sot unanimisht.” Scholz tha se do të flasë për këtë në samitin e BE në fund të qershorit. Në këtë samit krerët e shteteve dhe qeverive të BE trajtojnë kërkesat për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Komisioni Europian ka rekomanduar së fundmi që Ukraina dhe Moldavia të marrin statusin kandidat.Edhe Scholz u shpreh qartë për këtë në qëndrimin e tij në Kiev bashkë me presidentin Macron dhe kryeministrin italian, Mario Draghi.

Scholz i bëri thirrje BE që vendimin për statusin kandidat të Ukrainës ta marrë “në frymën e unitetit”. “E qartë është, që rruga për në BE nuk do të jetë e lehtë, por se duhen përmbushur shumë kritere nga secili kandidat që do ta marrë këtë rrugë”, theksoi Scholz. “Kjo prek shtetin ligjor dhe demokracinë, por edhe të gjitha rregulloret e tjera, që kemi vendosur për njëri-tjetrin ne në Europë.”

Por vëmendja e kancelarit gjerman i drejtohet edhe Ballkanit Perëndimor, ku Scholz zhvilloi një tur vizitash së fundmi. Që më parë ai është shprehur, se duhet të jemi të drejtë me Ballkanin Perëndimor dhe të mbajmë premtimet. Në intervistë me dpa ai tha, se shpreson që nga samiti i BE javën e ardhshme të dalë edhe një impuls për vendet e Ballkanit Perëndimor, që prej dy dekadash presin për anëtarësimin në BE. “Vendeve të Ballkanit Perëndimor ne duhet t’u tregojmë se e kemi seriozisht. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësojnë të gjitha kriteret për hapjen e negociatave konkrete për anëtarësimin në BE, ato duhet të fillojnë tani.”

Statusi i vendit kandidat mund të jepet vetëm me një votë unanime. Për zbutjen e këtij parimi ka prej kohësh shumë diskutime në BE. Problemi është, se edhe për reformimin e vendimit unanim duhet që të vendosin njëzëri krerët e shteteve dhe qeverive në BE. Parlamenti Europian kishte kërkuar para një jave reforma të zgjeruara të konventës europaine dhe të hiqet dorë nga parimi i vendimit unanim gati në të gjithë fushat e politikës.

Samiti i G7-Gipfel do duhet të forcojë bashkëpunimin dhe demokracinë

Samiti i BE është vetëm fillimi i një serie samitesh brenda një jave. Pas tij pasojnë samiti i G7-s dhe ai i NATO-s. Në samitin e G7-s, në të cilin janë bashkuar demokracitë e fuqishme ekonomike, Gjermania mban presidencën e radhës. Scholz është mikpritësi i G7-s nga 26-28 qershor në kështjellën Elmau në Bavari. Ai do të vendosë si pikërëndesë aty bashkëpunimin mes demokracive në të gjithë botën. “Një sukses i rëndësishëm do të ishte, nëse samiti shërben si pikënisja e një vështrimi të ri në botën e demokracisë.”, tha Scholz.

Kuptimi i demokracisë është i reduktuar, nëse me të lidhen vetëm demokracitë perëndimore, pra shtetet e G7-s, Gjermania, SHBA, Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Japonia. “Demokracitë e mëdha të fuqishme në të ardhmen janë në Azi, Afrikë, në jug të Amerikës dhe do të jenë partnerët tanë”, tha Scholz. “Duhet të kemi të gjithë globin parasysh dhe jo vetëm një vështrim të reduktuar tek Europa, Amerika Veriore dhe Japonia. Bota në 30 vitet e ardhshme do të ketë më shumë qendra pushteti. “Nëse ne ia dalim që kjo botë megjithatë bashkëpunon dhe demokracia luan një rol qendror, ky është një hap i madh përpara.” /DW

Etiketa: BEIntegrimiNegociata

Lajme të lidhura

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Para
Në fokus Porti në Porto-Romano, çfarë do të diskutohet gjatë mbledhjes së qeverive Kosovë-Shqipëri

Në fokus Porti në Porto-Romano, çfarë do të diskutohet gjatë mbledhjes së qeverive Kosovë-Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com