GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ministri i Jashtëm turk: Organizata FETO, pengesa më e madhe në marrëdhëniet Turqi-Kosovë

20:02 - 19/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri i Jashtëm turk: Organizata FETO, pengesa më e madhe në marrëdhëniet Turqi-Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha të dielën se Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizatat euro-atlantike ndërsa theksoi se prezenca e organizatës FETO në Kosovë është pengesa më e madhe e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, ku tha se Turqia do të vazhdojë angazhimet e saj diplomatike në Ballkanin Perëndimor dhe se sipas tij dialogu është i nevojshëm për qëndrueshmërinë dhe paqen në rajon.

“Dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë jemi duke e mbështetur, mendojmë se duhet të arrihet një marrëveshje me rrugëve diplomatike. Zhvillimet në Bosnje dhe reflektimet negative të luftës së Ukrainës në rajon janë gjëra që duhet nxjerr mësime dhe ne si Turqi nuk duam të kthehemi në ditët e errëta të viteve të 90-ta dhe nuk do të lejojmë këtë dhe për këtë jemi duke punuar në vazhdimësi”, tha ai duke nënvizuar se Turqia mbështet sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Kosovës.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ngriti sërish siç tha shqetësimin e vendit të tij për ekzistencën e grupit FETO në Kosovë, duke ju referuar organizatës së klerikut Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për grushtin e shtetit të korrikut të vitit 2016. Ai tha se kjo është pengesa më e madhe e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Ekzistenca e FETO-s po bën punë për të helmuar raportet tona dhe pas tentim puçit në Turqi prezenca e FETO-s në Kosovë neve dhe popullin turk e shqetëson shumë. Strategjinë e ngjashme që e ka zbatuar në vendin tonë, po e zbaton në Kosovë dhe këtë ne jemi duke e ndjekur. Me një anë tentojnë të helmojnë të rinjtë dhe investojnë në media, ku janë duke i shtuar investimet dhe në anën tjetër shohin të depërtojnë në institucione shtetërore. Ashtu siç kanë bërë në Turqi edhe vende tjera po provojnë të bëjnë edhe këtu, për këtë arsye për neve te vendi mik dhe vëlla në Kosovë është shqetësuese t’i shohim këto dhe e dini që janë të rrezikshëm për të ardhmen”, tha ai.

Ministri turk u bëri thirrje intitucioneve të Kosovës që të mos i marrin parasysh fjalët e vendeve tjera që kërkojnë të mbështesin organizatën FETO.

Turqia vazhdimisht i ka kërkuar Kosovës veprime kundër organizatës FETO.

Më 29 mars të vitit 2018, autoritetet në Kosovë arrestuan gjashtë shtetas turq, punonjës të Institucioneve në pronësi të klerikut turk Fethullah Gulen të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi.

Të gjashtët ju dorëzuan autoriteteve turke në një operacion që la pas vetes shumë paqartësi, shumë kritika ndaj institucioneve dhe nxiti një përplasje deklaratash ndërmjet presidentit turk Recep Tayipp Erdogan dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në korrik të vitit 2018 u themelua një komision parlamentar për hetimin e operacionit i cili gjeti 31 shkelje ligjore gjatë operacionit. Shkeljet më të mëdha, sipas udhëheqësve të komisionit, janë bërë Agjencia e Zbulimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme./ Marrë nga VOA/

 

Etiketa: FETOKosoveMarredhenietMinistri JashtempengesaturkTurqi

Lajme të lidhura

Me zgjedhje të njëpasnjëshme s’do të kemi zgjidhje’ Kurti për presidentin: S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit
Kosovë & Rajon

Me zgjedhje të njëpasnjëshme s’do të kemi zgjidhje’ Kurti për presidentin: S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit

13:05 - 22/04/26
Përfundon marrja në pyetje e Murselit, vëllai i Liridonës: Duam ta…
Kosovë & Rajon

Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata dënon me burgim të përjetshëm ish-bashkëshortin Naim Murselin

14:50 - 21/04/26
Trump letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju për vitet në vijim
Kosovë & Rajon

Trump letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju për vitet në vijim

11:33 - 21/04/26
Para
Vrasja e 22-vjeçarit në Angli, arrestohen 2 persona, e përfshirë dhe një vajzë

Vrasja e 22-vjeçarit në Angli, arrestohen 2 persona, e përfshirë dhe një vajzë

Discussion about this post

TË FUNDIT

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës
Aktualitet

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite

08:13 - 23/04/26

Kuvendi mblidhet këtë të enjte, 23 prill në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00, me një...

Lexo më shumë
Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:48 - 23/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026

07:34 - 23/04/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 23 Prill 2026

07:30 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com