GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pse zgjedhjet parlamentare në Francë janë goditje e rëndë politike për Macron?

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Macron: Lufta në Ukrainë, krizë e gjatë me pasoja…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Emmanuel Macron humbi shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare të dielën. Këto zgjedhje kishin rëndësi për Macron, sepse bëhej fjalë për realizimin e programit të tij politik në mandatin e dytë.

Presidenti francez i saporizgjedhur, Emmanuel Macron me kampin politik të qendrës, “Ensemble” ka humbur shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare franceze, sipas llogaritjeve të para, madje më shumë se pritej. Në raundin e fundit të zgjedhjeve parlamentare të dielën (19.06) liberalët arritën 210 deri 250 vende nga 577. Për shumicën absolute nevojiten 289 vende. Zëdhënësi i qeverisë franceze, i pyetur, se si do t’ia bëjë qeveria pa shumicën absolute në parlament është shprehur, se ne do të punojmë me të gjitha partitë e moderuara që duan ta çojnë vendin përpara.

Aleanca e majtë ia doli të mobilizonte votuesit

Rezultati konsiderohet si një goditje e rëndë politike për Macron, i cili aktualisht kishte shumicën absolute në Dhomën e Ulët të parlamentit. Normalisht zgjedhjet që mbahen pak pas zgjedhjeve presidenciale shihen si konfirmim, pasi fuqia kryesore politike normalisht fiton edhe shumicën absolute.

Aleanca e majtë e Jean-Luc Mélenchon, Nupes, arriti sukses në këto zgjedhje duke u kthyer në grupin më të fuqishëm opozitar në vend. Aleanca e majtë do të jetë e përfaqësuar në parlament me 150 deri në 180 vende.

Po ashtu edhe e djathta ekstreme e Marine Le Pen, “Rassemblent National” arrin sukses të madh në raundin e dytë zgjedhor duke pritur të marrë 80 deri në 100 vende në parlamente, 10 herë më shumë se deri më tani dhe bëhet forca e tretë më e fortë në parlament.

Humbje të rëndë zgjedhore pësoi edhe grupi opozitar më i fuqishëm deri tani në parlament, republikanët konservatorë. Ata arritën të marrin vetëm në 60 deri në 80 vende. Megjithatë qeveria e Macron në kërkimin e saj për mbështetje në parlament, me gjasë mund të orientohet më shumë nga republikanët.

Në këto zgjedhje parlamentare bëhej fjalë, nëse Macron do mund të realizonte projektet e tij politike në mandatin e dytë, për të cilat ai ka nevojë për shumicën absolute parlamentare. Me një shumicë relative, presidenti dhe qeveria janë të detyruar të kërkojnë mbështetjen e kampeve të tjera. Edhe pse shumë francezë ishin të pakënaqur me mandatin e parë të qeverisjes së Macron, 44-vjeçar përfitoi nga ajo që zgjedhjet parlamentare shpesh shihen si konfirmim i zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhje marrin pjesë tradicionalisht përkrahësit e fituesit të zgjedhjeve presidenciale. Por aleanca e majtë ia doli të mobilizonte votuesit.

Në zgjedhjet vendimtare për parlamentin u shënua një pjesëmarrje më e lartë zgjedhore se në raundin e parë. Disa qendra zgjedhore qëndruan të hapura deri në orën 08:00 në mbrëmje./DW

 

 

Etiketa: FramcegoditjeMacronparlamentarePolitikeZgjedhjet

Lajme të lidhura

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Para
Bullgaria përgjigjet me qëndrim të prerë: Vetoja ndaj Shkupit nuk do të hiqet nëse…

Bullgaria përgjigjet me qëndrim të prerë: Vetoja ndaj Shkupit nuk do të hiqet nëse…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com