GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj, tjetër dhuratë Behar Çukajt/ 87 mln lekë tenderë pa garë, fitojnë kompanitë e pa licencuara

14:04 - 20/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Veliaj, tjetër dhuratë Behar Çukajt/ 87 mln lekë tenderë pa garë, fitojnë kompanitë e pa licencuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Tiranë e ka nisur këtë javë më shkelje të ligjit në ditën me diell. Dy tenderë abuziv janë mbyllur në një ditë me firmën e Erion Veliaj, ku si në çdo raste janë përfshirë kompanitë e miqve të tij. Tenderi i parë është për blerje makinash për Drejtorinë e Konvikteve të Shkollave të Mesme. Tenderi me vlerë 10 milionë lekë është zhvilluar në shkelje të plotë të ligjit, duke filluar që nga mungesa e konkurrencës te problemet me dokumentacionin. Në dokumentet e tenderit, ku është shpallur fituesit, evidentohet sekanë shfaqur interes për këtë projekt si një e vetme bashkimi i operatorëve  “Ligus”shpk – “Autovision” sha. Ndonëse ligji kërkon pezullimin e tenderit, Veliaj vetëm pak ditë pasi hapi garën shpalli fituese kompanitë në fjalë. Duke shkelur kështu ligjin për konkurrencën e lirë dhe ka krijuar hapësira për abuzim.

Ndërkohë, ajo që bie në sy është se në dokumentet e tenderit kërkohet licenca B2 për blerjen dhe shitjen e makinave. Por, në të dhënat për secilën kompani rezulton se asnjëra prej tyre nuk posedon këtë licencë. Madje kompanitë  “Ligus”shpk – “Autovision” sha nuk zotërojnë asnjë licencë tjetër të nevojshme për të kryer këto shërbime. Kështu, Veliaj ka shkelur edhe njëherë ligjin pasi ka anashkaluar vetë kriteret e  tenderit. Por, kjo ishte e pritshme për aq kohë sa fitues dolën miqtë e tij.

Kompania  “Autovision” sha ka si administratore Loreta Beqaraj, por që pronari i vërtet është oligarku i njohur Behar Çukaj. Në të dhënat e grumbulluara rezulton se,  B O L V – O I L SHA është kompania mëmë zotëruese e “Autovision” sha. Vetëm pak javë më parë Gijotina.com ka denoncuar një tjetër tender miliona lekësh, që Behar Çukaj mori pa garë nga Bashkia Tiranë si dhe numrin e lartë të tenderëve abuziv që ai përfiton përmes kompanive fiktive. Hapja e degëzimeve të tjera me emërime të ndryshme, për të marrë sa më shumë tenderë, është një nga skemat mashtruese që përdorin oligarkët e Veliajt.

Ndërkohë, kompania tjetër “Ligus”shpk gjithashtu nuk posedon asnjë licencë për të përmbushur kriteret e tenderit për shitjen e makinave. Kjo kompaninë që nga dita e regjistrimit në treg nuk ka përfituar shumë tenderi, por tashmë po kërkon në të gjitha mënyrat që të futet në listën e “të preferuarve” të Veliajt. Skema e parë që ajo po përdor është marrja pjesë në tenderë në bashkëpunim me kompani që tashmë kanë zënë vend në treg. Ndërsa skema tjetër është duke aplikuar në shumë tenderë dhe në rast kur ndjen rrezik eliminimi ngre ankesa dhe padi, çka i shtojnë më shumë kosto një tenderi. Le të përmendim këtu rastin më të fundit tenderin e hapur nga ISNTAT për “censusin e ri”. “Ligus” në bashkëpunim me “Infosoft”, edhe pse kanë paraqitur oferta të shtrenjta dhe kanë mungesë licencash, kanë ngritur ankesa për rrëzimin e tenderit, si e si që të nxjerrin nga loja kompanitë më ofertat më të lira.  Por, Veliaj me sa duket për të plotësuar dëshirën kompanisë “Ligus” i dha tenderin për blerjen e makinave.

Tenderi 73 mln lekë pa garë

Sikur theksuam prej fillimit në të njëjtën ditë Veliaj ka nënshkruar edhe një kontratë tjetër me vlerë 77 milionë lekë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Blerje aparate reader për kryerjen e leximeve te ujëmatëseve”, i cili gjithashtu është zhvilluar në mungesë të konkurrencës sikur e kërkon ligji. OpenData Albania e ka renditur këtë tender në listën e kontratave me “redflag” për shkak se janë skualifkuar pa argumente kompanitë e tjera dhe është lënë në garë vetëm kompania  “ATOM” sh.p.k.

Ndërkohë, një tjetër shkelje rezulton fakti se kjo kompani ka paraqitur ofertën më të shtrenjtë se të tjerat, me vlerë 7 468 000,00 milionë lekë, pra sa 94% e fondit limit. Gjithashtu, më tuje në dokumente evidentohet se kjo kompani nuk ka licencë për të kryer shërbimin që kërkon Bashkia Tiranë.

Sakaq, vlen të kujtojmë se nuk është hera e parë që  kjo kompani  përfiton tendera pa garë dhe për më tepër në shifra të larta. Përmendim këtu tenderin 4 miliardë lekë që  mori “ATOM shpk” nga AKSHI, me objekt përmirësimin e rrjetit të IT në shkolla, kur në fakt shumë shkolla nuk e kanë funksional kabinetin kompjuterik. Edhe pse paraqiti ofertën sa 90% e fondit limit, edhe pse nuk gëzon një licencë për shërbim IT, ky subjekt u shpall fitues pa u zhvilluar asnjë garë. Në këtë taktikë janë marrë pjesa më e madhe e tenderëve nga ATOM shpk” dhe qeveria vazhdon ta favorizojë. Ndërsa, ndaj Veliajt tashmë duket të kishte nisur një hetim së pari, për faktin që lë një shërbim në duar të kompanive të pa licencuara dhe së dyti që po cenon hapur konkurrencën në treg/E.H/ Gijotina.com/

 

 

 

 

Etiketa: Behar CukajErion Veliajkompani te pa licencuarakryesore2shkeljetender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Pasi e mbytën e hodhën në rezervuar, caktohet masa e sigurisë për 3 autorët e vrasjes së Martin Çeços

Pasi e mbytën e hodhën në rezervuar, caktohet masa e sigurisë për 3 autorët e vrasjes së Martin Çeços

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për...

Lexo më shumë
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com