GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja me tritol e Aleksandër Sadikajt, hetimet: Kaloi në Greqi me një të dënuar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja me tritol e Aleksandër Sadikajt, hetimet: Kaloi në Greqi me një të dënuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga atnetati me tritol në Tiranë ku humbi jetën Aleksandër Sadikaj. Një tjetër person ka dëshmuar për grupet hetimore se dyshohet që Sadikaj ka udhëtuar drejt Greqisë me M.A., i dënuar për trafik droge.

Ka hyrë për herë të parë në Greqi në vitin 2007, ndërsa nga 2018 nuk ka shkuar më drejt shtetit helen, kjo sipas Policisë për shkak se ka pasur probleme dhe konflikte. Lëvizte me makina të ndryshme, në pronësi të personave me precedentë kriminalë. Dyshohet se i është vënë tritol për prishje të pazareve të drogës.

Ngjarja

Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt Memaliaj, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Autorët janë treguar të kujdesshëm, kjo pasi kanë vendosur që të bëjnë shpërthimin e komanduar në një moment kur nuk ka pasur në rrugë asnjë makinë tjetër përreth Sadikajt, duke shmangur rrezikun që nga ai shpërthim të vritej një person i pafajshëm. Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina. Nga shpërthimi Sadikaj ka humbur 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, dhe ia ka dalë që të dilte vetë nga makina. Ai është ndihmuar edhe nga kalimtarët, teksa është dërguar me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë që t’i mbijetonte plagëve të marra, për rrjedhojë humbi jetën.

Kush është Aleksandër Sadikaj?

27-vjeçari Aleksandër Sadikaj është një njeri me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ai rezulton pronar i një resorti me pistë hipizmi, i njohur si “Sancho Farm Albania” në Memaliaj, vendi i origjinës së nënës. 3 vite më parë, në korrik të 2019 ai ishte i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale ku ka tentuar që të vrasë me thijë 40-vjeçar nga Vlora Berti Tahiraj, pranë Kanalit të Cukës në Sarandë. Ndërkohë, rezultonte ai autorë i disa vjedhjeve apo kundërshtimeve të urdhrave të policisë. Përveç akuzave të tjera ndër vite, para 5-6 vitesh ai dyshohet se ka kryer një vrasje në Athinë për prishje pazaresh të drogës.

Etiketa: Aleksander SadikajatentattritolVrasje

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
Vendimi i BE, mandati i Lajçak zgjatet 18 muaj të tjerë si i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi

Vendimi i BE, mandati i Lajçak zgjatet 18 muaj të tjerë si i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!
Breaking Views

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26

Protesta qytetare në Tiranë, ka shënuar ditën e sotme ditën e 68-të të revoltës qytetare për rrëzimin e klasës politike....

Lexo më shumë
Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com