GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Komisioni për Investimet Strategjike, PS rrëzon për herë të tretë kërkesën e PD-së

16:36 - 20/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni për Investimet Strategjike, PS rrëzon për herë të tretë kërkesën e PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar për herë të tretë kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së e quajti skandaloz këtë vendim, ndërsa  Taulant Balla tha se të hetosh të gjitha kontratat dhe hapësirën e ligjit nuk është objekt i Komisionit. Edhe pse demokratët i mblodhën firmat 3 herë radhazi, Partia Socialiste në Konferencën e Kryetarëve e rrëzoi sërish kërkesën për të hetuar në parlament kontratat e investimeve strategjike.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se ky është vendim skandaloz që shkel Kushtetutën dhe ligjin për Komisionet Hetimore. Me këtë akt që është i disati në radhë përfundimisht kjo mazhorancë ka vendosur shkatërrimin, eleminimin, asgjesimin total të njërit prej instrumentave më të rëndësishëm që ka parlamentarizmi, që ka opozita, që janë Komisionet Hetimore Parlamentare.”

Alibeaj tha se mazhoranca i trembet këtij Komisioni, ndaj lajmëroi se ditët në vijim do të tregojnë pse ky Komision nuk pranohet.

“Eksponentë të lartë politikë, eksponentë afër mazhorancës të cilët në mëntyrë selektive, korruptive, në konflikt interesi fitojnë investime strategjike. Dhe nuk është e njëjta për të gjithë investitorët seriozë.”

Por kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se opozita nuk ka asnjë fakt dhe indicie për atë që kërkon të hetoje, ndërsa sipas tij kërkesa përmban konflikte me Kushtetutën.

“E drejta e Kuvendit nuk është e pakufizuar, ajo është e kufizuar dhe duhet që të përqaset me nevojën e identifikimit të indicieve por dhe të fakteve konkrete. Të vish dhe të kërkosh që të hetosh të gjitha kontratat ose të gjithë hapësirën e zbatimit të ligjit nuk është objekt dhe nuk mund të jetë objekt i një Komisioni Hetimor.”

Partia Demokratike ka kërkuar hetim parlamentar për kontratat e investimeve strategjike, me argumentin se ky ligj po përdoret për abuzime pasi familjarë dhe të afërm të zyrtarëve të qeverisë kanë fituar miliona euro kontrata dhe prona publike. Kujtojmë se heqja e mandatit të Olta Xhaçkës, është kthyer në një garë mes gruit të Sali Berishës dhe kreut të grupit të Enkelejd Alibeajt.

 

 

Etiketa: InvestimetKomisioniPDPSstrategjike

Lajme të lidhura

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim
Breaking Views

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!
Breaking Views

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
Para
Zbulohet polici që dhunoi në komisariat Aldi Ramën (Emri)

Zbulohet polici që dhunoi në komisariat Aldi Ramën (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka tentuar që të vriste një 21-vjeçar në Shkodër. Pas hekurave...

Lexo më shumë
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com