Partizani ka zyrtarizuar një tjetër futbollist. Portieri Bekim Rexhepi, i cili ka spikatur te Skënderbeu i huazuar nga Shkëndija e Tetovës, ka nënshkruar dhe tani është lojtar i “Demave”.
“Bekim Rexhepi do të jetë pjesë e Partizanit për tre sezonet e ardhshme. FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me KF Shkëndijën e Tetovës për transferimin e portierit nga Shkupi, i cili ka zgjedhur të kuqtë për të vijuar karrierën në kampionatin tonë.
Gardiani 25 vjeçar ishte pjesë e Skënderbeut në formulën e huazimit nga KF Shkëndija”, shkruan Partizani në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.
Për linjën e majtë të prapavijës, sipas “ekipa.mk” është arritur marrëveshja me 25-vjeçarin David Atanaskoski.
Mbrojtësi ishte gjashtë muajt e fundit pjesë e Makedonija GP, pas një eksperience në Kazakistan me Shakhter Karagandy. Më parë Atanaskoski ka luajtur edhe me Akademija Pandev dhe Tetekst.
Discussion about this post