GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulmi me armë në Lezhë, pushohet hetimi për nipin e deputetit socialist

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi me armë në Lezhë, pushohet hetimi për nipin e deputetit socialist
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë pushuar akuzat për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili në 6 dhjetor të vitit të kaluar u shpall në kërkim policor, si person i implikuar në ngjarjen me armë të rregjistruar në 13 nëntor 2021, në fshatin Zejmen të Lezhës.

Rraja u dyshua nga policia së bashku me dy persona të tjerë, se kishte marrë pjesë në një sulm me armë, ku në ambjentet e një lokali, shfaqen tre persona të armatosur teksa kontrollojnë dikë.

Por pasi binden, se tre personat që ndodheshin në lokal nuk ishin objektivi, njerëzit e armatosur dalin nga ambjentet e lokalit, duke mos cënuar asnjë nga individët që ishte prezent aty.

Tashmë për këtë ngjarje prokuroria e Lezhës ka vendosur pushimin e ndjekjes penale të akuzave si “Vrasje e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim, ”Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Kanosjes me armë”.

Bashkë me Rrajën, mësohet se tre akuzat e mësipërme janë pushuar se hetuari edhe për dy personat e tjerë, Roan Brahimi dhe Alesio Dobruzin.

Të tre këta persona, një muaj pas ndodhjes së ngjarjes, së bashku me Rrajën u shpallën në kërkim nga policia e Lezhës. Në atë periudhë tre të rinjtë, nuk mundën të arrestohen, pasi mendohej se u larguan të tre në Dubai.

Ndërsa pas disa muaj hetime, prokuroria, ka dalë në përfundimin se akuzat për tre të rinjtë s’mund të provohen dhe nisur nga kjo situatë ndjekja penale ndaj tyre të pushohet. Aktualisht çështja e sulmit me armë e rregjistruar në 13 nëntor 2021 në fshatin Zejmen të Lezhës, është pezulluar duke i kaluar policisë për zbulim autori.

Sipas raportit hetimor të strukturave të policisë Lezhë, ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm, ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit Ani Kolës, dhe një miku të tre të rinjve, Ramazan Rrajës, Alesio Dobrozit dhe Roan Brahimit.

 

Etiketa: Ramazan Rraja

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
“Grupet kriminale po bëhen më heterogjene”, SHISH publikon raportin për vitin 2021

“Grupet kriminale po bëhen më heterogjene”, SHISH publikon raportin për vitin 2021

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

Me thirrjet “Nesër më shumë” ka përfunduar edhe protesta e 123 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët shprehet të...

Lexo më shumë
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

20:25 - 30/09/26
“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

20:03 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com