GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shqipëria në anakroni/ Rrogat më minimale, taksat rriten, të fundit për nivelin e të ardhurave

15:49 - 21/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 5 min
A A
Shqipëria në anakroni/ Rrogat më minimale, taksat rriten, të fundit për nivelin e të ardhurave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët shqiptarë gjenden në situatën më të keqe ekonomike të paktën në 5 vitet e fundit. Ndryshe nga vendet e tjera ku qeveria në kohë krize përpiqet të krijojë lehtësi dhe mbështetje për qytetarët, në vendin tonë qeveria po përfiton dhe krijon skema që të mbush arkën e saj. Ndërsa gjatë këtij viti kriza ekonomike ka arritur kulmin dhe po jep pasoja më të rënda, faktet dhe të dhënat  tregtojnë se rrënimi i familjeve ka filluar që në vitin e shkuar. Viti 2021 ka shënuar një rekord punonjësish në Shqipëri që paguhen me pagën minimale, por gjatë këtij viti gjendja është përkeqësuar edhe më. Konkretisht të dhënat e INSTAT, tregojnë se deri në fillim të vitit 2022 rreth 52% e të punësuarve me pagë në Shqipëri merrnin më pak se 40 mijë lekë (rreth 320 euro në muaj).

Edhe me rritjen e pagës minimale, sërish gati gjysma e të punësuarve nuk e kalojnë nivelin e pagës 320 mijë lekë. Sipas të dhënave të publikuara, nga marsi 2021 deri në fillim të vitit 2022, 40 % e të punësuarve kanë deklaruar në tatime pagë zyrtare prej 32 mijë lekësh. Një vit më parë, në këtë kategori, ishin të deklaruar 26.4% e totalit të të punësuarve. Shtimi i numrit të punonjësve në kufirin e pagës minimale erdhi për shkak të rritjes që ndodhi në fillim të vitit, nga 30 mijë lekë në 32 mijë lekë. Rrjedhimisht rritje shënoi edhe numri i të punësuarve që paguhen me paga 32,001 – 40,000 lekë, me gati 3 pikë përqindje në raport me fillimin e vitit 2021. Rritja e pagës minimale, sipas bizneseve, ka tërhequr në shumë raste edhe nivelet e tjera, në mënyrë që të ruhen diferencat mes kategorive të ndryshme të të punësuarve. Deri në fillim të këtij viti, sipas një publikimit të fundit të Eurostat, Shqipëria ka pagën orare mesatare më të ulët në Europë, me vetëm 2.3 euro, nga 3.41 euro në Serbi dhe 15 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian.

U rritën taksat

Ndërkohë që, vazhdojmë të mbajmë rekord për numrin më të lartë të punonjësve me pagë minimale, në kohën kur qeveri të tjera kanë zeruar taksat për shportën e fushimeve, karburante dhe për disa biznese të vegjël, në vendin tonë pikërisht këto taksat janë rritur më shumë. Madje rezulton se ne paguajmë taksat më të larta për shërbimet bazë që marrim. Le t’ia fillojmë që nga çmimi i naftës, i cili në ditët e fundit ka thyer rekord, duke u shitur më shtrenjtë se në të gjithë rajonin.

Me skemën që është ndërtuar në vendin tonë jo të gjithë humbasin para nga rritja e çmimit të naftës. Qeveria, e cila takson me Tatim mbi Vlerën e Shtuar çdo litër naftë dhe të gjitha taksat e paguara për çdo litër naftë, gjatë 2022 ka arkëtuar dhjetëra miliona euro më shumë si pasojë e rritjes së çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar.  Qeveria shqiptare do të fitojë mbi 100 milionë dollarë më shumë këtë vit vetëm nga rritja e çmimit të karburanteve. Në parashikimin e buxhetit të këtij viti, 1 litër naftë në treg shitej për 180 lekë. Ndërsa në këto ditë çmimi ka kapur nivelin e gati 300 lekëve për litër, qeveria e ka fitim të paparashikuar TVSH-në 20% në këtë rritje prej 80 lekësh, apo konkretisht 16 lekë. Konkretisht, kur hedhim karburant në makinat tona, 60% e çmimit për litër janë taksa.

Gjithashtu, qytetarët në Shqipëri edhe pse kanë paga minimale përballë kostove të shpenzimet, kanë si barrë më vete edhe tatimin mbi të ardhurat. Kjo lloj taks dëmton si bizneset, por edhe të punësuarit. Shpesh disa biznese i paguajnë më pak punonjësit me qëllim që edhe taksat për këtë pjesë të jenë më të ulëta. Konkretisht, sipas të dhënave të ALTAX, në vendin tonë për pagën minimale niveli, barra fiskale është 16% e të ardhurës vjetore. Për pagën 100 mijë lekë në muaj, barra fiskale është 26% e të ardhurës vjetore. Për pagën 250 mijë lekë në muaj, barra fiskale është 27% e të ardhurës vjetore. Për pagën 500 mijë lekë në muaj, barra fiskale është 32% e të ardhurës vjetore.

Ulja e TVSH në 6% për shportën bazë është një nga kërkesat bazë të qytetarëve, sidomos me rritjen e çmimeve muajt e fundit. Por, qeveria vazhdon të mbajë në nivelin 10% TVSH-në. Gjithashtu, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, Shqipëria hyn në grupin e vogël të vendeve që kanë 20% nivelin e TVSH për Ushqimet, ne qëndrojmë fill pas vendeve me kosto jetese më të lartë si Danimarka, Lituania dhe Estoni. Ndërsa në rajon ne kryesojmë dhe pas nesh renditet  Bosnja me nivelin 17% të TVSH për ushqimet. Por, nga ana tjetër ne renditemi si një nga vendet ku rreziku nga ushqimet e pakontrolluara është më i lartë. Këtë e ka vërtetuar Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe organizata të tjera ndërkombëtare.  Gjithashtu, shqiptarët paguajnë taksa më të larta në rajon për mjedisin dhe transportin, shërbime të cilat në vendin tonë janë skandaloze.

Të ardhurat më të ulëta

Pagat minimale dhe taksat e larta bëjnë që shqiptarët të mbeten të fundit sa iu përket të ardhurave për frymë dhe në vitet e fundit nuk kanë bërë asnjë hap para. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat, Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë për vitin 2021 me 32% të mesatares europiane. Bosnjë Hercegovina ka të ardhura për frymë sa 33% e mesatares së BE-së, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka treguesin 10 pikë përqindje më të lartë sesa Shqipëria. Gjithashtu Serbia dhe Mali i Zi qëndrojnë më lartë se ne.

Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi dhe mirëqenien materiale të tyre, sërish Shqipëria është e fundit, me 39% të mesatares Europiane. Bosnja e ka këtë tregues 41%, Maqedonia e Veriut 49, Serbia 52 dhe Mali i Zi 60%. Prej vitesh Shqipëria nuk po arrin të rritet më shpejt sesa fqinjët apo vendet e tjera të BE-së, duke ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, apo rritjes më të shpejtë me synim që të kapë Brenda një periudhe të caktuar mesataren e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, në kushtet që ndodh vendi ynë parashikohet që viti 2022 të mbyllët me përkeqësim të gjendjes, aq sa shumë familje të tjera do të futen në kategorinë e varfërisë ekstreme.

 

 

 

Etiketa: CmimeEurostatinsttakrizekrizeekonomikekryesore2pagataksate ardhura

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
“Më doli babai në ëndërr”/ Jeta në liri e Lulzim Cakës, “i forti” i Beratit rrëfen arratisjen nga burgu

“Më doli babai në ëndërr”/ Jeta në liri e Lulzim Cakës, “i forti” i Beratit rrëfen arratisjen nga burgu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet pse nuk fton në...

Lexo më shumë
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

14:15 - 31/01/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Arrestohet çifti mashtrues/ Premtonin apartamente, përvetësonin mijëra euro

13:59 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com