GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk është vetëm rasti ‘Xhaçka’”, Bardhi: Ligji për investimet strategjike, plaçkë në duart e Ramës

21:45 - 21/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shtëpia Non-Grata”, PD ironizon koalicionin Berisha-LSI: I shërben Edi Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I ftuar në emisioni “Top Story”, deputeti Gazmend Bardhi e cilësoi një plaçkë ne duart e kryeministrit Edi Rama ligjin për investimet strategjike. Ai theksoi se nuk është vetëm rasti “Xhaçka”, por ka edhe raste të tjera që pritet të bëhen publike.

“Ai ligj është shndërruar në një plaçkë, ka raste edhe më të rënda se sa rasti i Xhaçkës, tipike indicie për korrupsion. Një kompani e cila aplikon i refuzohet kërkesa, pas disa ditësh bashkëpunon me një kompani tjetër pas së cilës qëndron e njëjta kërkesë me të njëjtat dokumentacione dhe pranohet nga investimet” – tha Bardhi.

Sipas tij, nga këto investime përfiton vetëm një grusht prej shtatë apo tetë personash në kurriz të shqiptarëve.

“Shqipëria ka nevojë, parlamenti ka nevojë në funksion të llogaridhënies që të ngrejë një komision të posaçëm dhe opinion publik ta kuptojë se si është kthyer si plaçkë në dorë të kryeministrit për një grup, 7 apo 8 individë që ka përfituar nga këto procedura, kur synimi ishte të thithte investitorë të huaj, kur ka zero investitorë të huaj. Por kryeministri në gjithë këtë kohë i jep të gjitha pa garë, projekte, koncesione pa garë”, shtoi Bardhi.

Më parë bardhi dha rastin e bashkëshortit të ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ku sipas tij, ai ngriti kompaninë pesë ditë pasi hyri në fuqi ligji për investimet strategjike.

“Është një aksion i nisur që në datën 4 maj me ngritjen e një komisioni të posaçëm, dua të them që ligji për investimet strategjike është kthyer në abuzim me shqiptarët, rasti më flagrant është ai i Xhaçkës, se të tjera do të bëhen publike në ditët në vijim, është rasti i familjes së ministres Olta Xhaçka. Ata e kanë të ndaluar të përfitojnë, nuk lejohet të ketë kompani private, por pesë ditë pasi ka hyrë në fuqi ligji, bashkëshorti i Olta Xhaçkës ka krijuar një kompani me veprimtari hoteleri turizëm. Bashkëshorti ka përfituar edhe të drejtën për të përdorur plazhin rreth pronës ku do të bëjë investimin për 30 vite. Pasi ka marrë firmën e Edi Ramës ka bërë ca veprime fiktive për të treguar se nuk është ai që qëndron pas kësaj. Kjo është bërë në shkelje të ligjit, Edi Rama si kryeministër por edhe si kryetar kishte detyrimin për të reaguar, por në këtë rast kryeministri ka kryer shpërdorim detyre, ndërkohë që për ministren Xhaçka ajo ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me mandatin e deputetit. Procedura duhet të nisë pa vonesa. Ajo që kanë hedhur poshtë socialistët është një kërkesë e jona për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike. U rrëzua me argumentin se s’do të jetë i posaçëm por hetimor”, u shpreh Bardhi.

Etiketa: duartEdi RamaGazment BardhiInvestimet StrategjikeligjiOlta Xhackaplackerasti

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Mozzik në lidhje me Kiara Titon?! Kush është vajza misterioze krah reperit shqiptar

Mozzik në lidhje me Kiara Titon?! Kush është vajza misterioze krah reperit shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com