GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Çmimi i naftës, qeveria e Kosovës pritet të vendosë sot

10:50 - 22/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Çmimi i naftës, qeveria e Kosovës pritet të vendosë sot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës pritet të vendosë në mbledhjen e sotme për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës.

Sipas rendit të ditës që është publikuar në media, një prej pikave të mbledhjes së sotme të ekzekutivit është edhe “Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse (MINT).”

Shoqata e Naftëtarëve ka dalë kundër vendimit të paralajmëruar të Qeverisë për rregullimin e çmimeve të derivateve në vend, sipas së cilit parashihen kufizime në fitimet e naftëtarëve.

Në një letër që kreu i naftëtarëve, Fadil Berjani ua ka dërguar kryeministrit Albin Kurti dhe miistrave ka kërkuar ulje të akcizës dhe TVSH’së për produktet e naftës. Ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre a’merren parasysh.

Berjani e ka sugjeruar Qeverinë Kurti që të reagojë sikur Qeveritë e vendeve të rajonit, duke marrë këto veprime.

“Qeveria, nëse me të vërtetë është e interesuar të mbroj konsumatorin, do të ishte e pritshme të reagonte njëlloj me Qeveritë e vendeve të rajonit dhe të BE’së nëpërmjet uljes së akcizës dhe/ose TVSH’së për produktet e naftës”, thuhet në letrën që e ka siguruar T7.

Sipas Berjanit, kufizimi i marzhës së fitimit do të ketë efekte shkatërruese për kompanitë e naftës.

“Industria e naftës për shkak të inflacionit të përgjithshëm vetëm se është duke u ballafaquar me rritje enorme të kostove qoftë të pagave, normave të interest, shpenzimeve të mirëmbajtjes etj. Kjo e kombinuar me kufizim të marzhës së fitimit do të ketë efekte shkatërruese për kompanitë e naftës”, thuhet në dokument.

E nëse këto kërkesa s’merren parasysh, Berjani ka propozuar që marzhat të caktohen kështu: Shitja me shumicë 3 përqind dhe shitja me pakicë 12 përqind.

I pari i naftëtarëve ka thënë se nëse kërkesat s’merren parasysh, janë të detyruar të ndërmarrin masa të tjera përt të mbrojtur kompanitë e naftës.

Ka thënë se do të bëjnë apelim të vendimit të datës 1 mars 2022 për kompenzimin e humbjeve të shkaktuara nga ky vendim, apelim të vendimit të ri, nëse merret duke shpërfillur kërkesat e tyre dhe mbylljen e pikave të derivateve në tërë vendin, me qëllim të shmangies së falimentimit.

Ndryshe, pasi çmimet e derivateve në vend arritën në nivel rekord, ka reaguar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Nga kjo Ministri kanë thënë se janë duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës “që do të mbrojnë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit”.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.

Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

Sipas MINT’, vendimarrja pritet të ndodhë shpejt. Thonë se drafti tashmë është gati dhe se po punohet që të procedohet sa më shpejt për miratim në Qeveri.

“MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt. Në ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po vazhdon monitorimin e tregut”, ka njoftuar Ministria.

Sipas draftit të këtij vendimi të publikuar në media, së paku 2 deri 3 centë do të jetë fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë do të jetë fitimi për litër për shitësit me pakicë.

Ndërsa 10 centë për litër do të jetë fitimi për shitje me pakicë për subjektet që nuk janë importuese.

Kjo do ta ulte çmimin aktual të derivateve për 12 centë./Gazeta Express

Etiketa: Qeveria e Kosoves

Lajme të lidhura

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
Para
Sherri në Ksamil, policia: Të tre personat janë transportuar drejt Tiranës

Kapet duke transportuar 7 refugjatë, arrestohet 55-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pa një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar situatën brenda opozitës dhe takimet e ish-deputetit Ervin Salianji me demokratët, duke...

Lexo më shumë
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com