GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kreu i Kuvendit të Portugalisë video-konferencë me Ruçin: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

12:10 - 16/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreu i Kuvendit të Portugalisë video-konferencë me Ruçin: Mbështesim integrimin e Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, zhvilloi sot një video-konference me Kryetarin e Asamblesë së Republikës të Portugalisë, Eduardo Ferro Rodrigues, në përfundim të Presidencës Portugeze të BE-së. Në Konferencë ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane, Luís Capoulas Santos.

Kryetari Ruçi vlerësoi kontributin e Presidencës Portugeze për nxitjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor. “Presidenca Portugeze e ka mbajtur çështjen e zgjerimit në krye të axhendës së saj. Vendimi i Këshillit Europian, në mars 2020, për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë ka shtruar rrugën për hapin tjetër në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, atë të konferencës së parë ndërqeveritare. Në qershor 2020, qeveria shqiptare miratoi dhe nisi zbatimin e Plan Veprimit për përmbushjen e kërkesave të konkluzioneve të Këshillit, të marsit 2020. Bazuar në zbatimin e Planit të Veprimit është bërë progres i konsiderueshëm dhe janë përmbushur kërkesat për Konferencën Ndërqeveritare. Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e fortë dhe të dukshme ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Jemi gjithashtu mirënjohës për përpjekjen e saj të palodhur për të ndërmjetësuar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruyci.

Ruçi vuri në dukje arritjet konkrete të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, i cili ka shërbyer si nxitje për demokratizimin e Shqipërisë, konsolidimin e institucioneve dhe sidomos për forcimin e shtetit të së drejtës. Shqipëria ka mbajtur me sukses trendin pozitiv të zhvillimit të vazhdueshëm në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me integrimin evropian. Shqipëria kreu reformën zgjedhore dhe ka bërë progres të mëtejshëm dhe të dukshëm me zbatimin e reformës në drejtësi. Është bërë një punë e konsiderueshmë përsa i përket procesit të vetingut.

Gjykata Kushtetuese ka rifituar kuorumin e saj dhe funksionimin e saj të plotë. Gjykata e Lartë është bërë funksionale. Lufta kundër korrupsionit është intensifikuar duke konsoliduar koordinimin operacional dhe kapacitetet monitoruese. Rezultate të tjera të prekshme janë arritur në luftën kundër krimit të organizuar. Këto rezultate janë arritur përmes zbatimit të plan-veprimit për të adresuar rekomandimet e FATF (Task Forca për Veprimin Financiar) dhe përmes bashkëpunimit të shtuar me Vendet Anëtare të BE-së. Shqipëria vazhdon të përafrojë legjislacionin e saj me kërkesat e BE-së, në një sërë fushash, duke ndjekur rekomandimet e mekanizmave të përbashkët të Stabilizim-Asocimit dhe duke përmirësuar procesin e ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe administrative, në mënyrë që të rrisë aftësitë e saj për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit.

“Në dritën e këtyre zhvillimeve, për të konsoliduar trendin pozitiv të bashkëpunimit gjatë vitit 2020 dhe 2021, Shqipëria shpreson që Këshilli do të mund të miratojë me shpejtësi kuadrin negociues dhe të vendosë datën për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Kjo do të shërbejë për të ecur më tej drejt reformave më të thella dhe gjithëpërfshirëse dhe për tu bërë një mjet për të përmbushur më mirë të gjithë kriteret e anëtarësimit, theksoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kryetari i Asamblesë së Republikës të Portugalisë, Eduardo Ferro Rodrigues, falenderoi Ruçin për arritjet e Shqipërisë në rrugëtimnin e saj europian dhe nënvizoi se “Portugalia ka qenë dhe do të jetë një mbështetëse e pranimit të Shqipërisë në familjen europiane. Shqipëria është një partnere e Portugalisë në NATO dhe ka treguar pjekuri në drejtimin me sukses të Presidencës së OSBE-së si edhe më zgjedhjen si anëtare jo e përherëshme e KS të OKB-së për vitet 2022-2023. Integrimi europian është një proces transformues dhe Shqipëria ka arritur rezultatet të dukshme në këtë proces transformimi. Europa nuk do të jetë kurrë e plotë pa Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.”

Kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane, Luís Capoulas Santos, nënvizoi se “Kam ndjekur nga afër përparimin e Shqipërisë në arritjen e objektivave të integrimit dhe Portugalia është e qartë dhe e vendosur për mbështetjen e Shqipërisë për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare sa më shpejt. Për këtë në Portugali ka një konsensus të gjerë të Parlamentit, Qeverisë dhe forcave politike. Shqipëria është një vend i denjë për t’u anëtarësuar sa më shpejt në BE.”

Etiketa: BEgramoz ruciIntegrimi

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Ja cilat zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike mbrëmjen e sotme

Ja cilat zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike mbrëmjen e sotme

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com