GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Botërori i notit/ Sportistja amerikane humbet ndjenjat, trajnerja: Askush nuk reagoi

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Botërori i notit/ Sportistja amerikane humbet ndjenjat, trajnerja: Askush nuk reagoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Botërorin e notit i cili po zhvillohet në Budapest të Hungarisë ka ndodhur një episod i frikshëm. Sportistja amerikane, Anita Alvarez ka humbur ndjenjat gjatë garës në pishinë, teksa për disa sekonda ka qëndruar në fundin e saj.

Vendimtare për jetën e saj ishte ndërhyrja e trajneres e cila mori reagoi shpejt ndaj situatës duke i dhënë dhe ndihmën e shpejte, ndërsa stafi mjeksorë më pas stabilizoi edhe situatën.

Një moment ankthi dhe frike që kaploi të gjithë, teksa heroina ishte trajnerja e saj, Adrea Fuentes, e cila reagoi menjëherë duke i shpëtuar dhe jetës notares së saj. Fatmirësisht Anita Alvares është mirë, teksa në ditët në vazhdim do iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkakun e gjithë ngjarjes.

Në një deklaratë për “RAC1”, trajnerja ka treguar se ngjarja e ndodhur ishte një nga më të vështirat me të cilat ishte përballur ndonjëherë, ndërsa theksoi se kërkoi ndihmën e stafit të shpëtimit në momentin që pa se diçka nuk shkonte mirë, por fatkeqësisht askush nuk reagoi, ndërsa iu desh vetë të zhytej për të shpëtuar sportisten amerikane.

“Ka qenë shumë e vështirë. Mjekët bënë punë  e tyre dhe në fund të gjithçkaje Alvarez ishte mirë, zemra dhe presioni i gjakut ishin normale, por çështja është se ajo nuk mori frymë për të paktën dy minuta sepse mushkëritë e saj ishin plot me ujë, por ne mundem ta çonim në një vend të mirë, ajo vjelli ujin, kolliti dhe kaq, por ishte një frikë e pashpjegueshme.

Nuk mund ta besoj, ishte e frikshme, Anita nuk po merrte frymë. Unë u përpoqa ta zgjoja duke e goditur dhe duke i hapur nofullën”, shtoi fillimisht trajnerja Fuentes.

“Normalisht, kur mbaron një koreografi je aq i lodhur sa gjëja e parë që dëshiron është të marrësh frymë, ke nevojë për frymë. E vura re që ajo shkoi në fund të pishinës dhe unë direkt thash se kjo gjë nuk ishte normale, thirra rojet e shpëtimit që të hidheshin në ujë, por ata nuk reaguan, askush nuk erdhi dhe unë u hodha brenda.

Kam notuar drejt saj me aq shpejtësi sa kam mundur, mendoj se kam notuar më shpejt se kur ishte medaliste olimpike dhe në fund e kapja. Tashmë ishte në tokë, nuk merrte frymë” ka deklaruar Andrea.

Trajnerja e Shteteve të Bashkuara , e cila ishte me Anitën, pranoi se kjo nuk është hera e parë që notarja amerikane kalon një situatë të ngjashme.

“Në një rast tjetër edhe unë duhej ta ndihmoja, por nuk ishte aq serioze. Për fat të mirë, mjekët këmbëngulin që gjithçka është në rregull. Ajo dëshiron të notojë dhe të largohet nga Budapesti me kokën lart. Të gjithë po e brohorasin ‘Do it’, përfundoi trajnerja e Anitës.

Etiketa: Anita Alvaresfrike ne boterortrajnerja i shpetoi jeten

Lajme të lidhura

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert
Breaking Views

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert

22:59 - 11/05/26
Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë
Breaking Views

Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë

21:04 - 11/05/26
Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën
Sport

Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

20:47 - 11/05/26
Para
Armë e municion në banesë, në pranga 38-vjeçari në Kurbin

Armë e municion në banesë, në pranga 38-vjeçari në Kurbin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit
Aktualitet

Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

11:43 - 12/05/26

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Klevis Balliu, ka sulmuar ashpër raportin e qeverise, për Integrimin dhe deklaratat e kryenegociatores...

Lexo më shumë
Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

11:03 - 12/05/26
PS bojkotoi komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi

Raporti për integrimin, Vokshi përplaset me socialistët në Komisionin e Jashtëm: Po fshihni të vërtetën!

10:48 - 12/05/26
A do ta lirojë Sokol Sadushi? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit për Erion Veliajn

A do ta lirojë Sokol Sadushi? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit për Erion Veliajn

10:35 - 12/05/26
Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn

Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn

10:19 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com