Bojkoti i avokatëve pas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore ka pezulluar seancat në shumë gjykata të vendit.
Ditën e sotme, avokatë të Kurbinit, Lezhës e Krujës kanë dalë në protestë para gjykatës së Krujës.
Ata kanë vijuar reagimin kundër hartës se re gjyqësore duke shkaktuar zvarritje të proceseve për një kauzë të cilën e konsiderojnë me pasoja shumë më të mëdha për qytetarët dhe grupet e interesit se ato të shkaktuara nga bojkoti aktual.
Në gjykatën e Krujës avokatët përfaqësojnë palët vetëm në seancat e masave të sigurisë, ose urdhrat e mbrojtjes.
Discussion about this post