GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Samiti i BE-së/ Zëri i Amerikës: E sotmja nuk ishte ditë e mirë, liderët e BE të detyruar të…

18:58 - 23/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Samiti i BE-së/ Zëri i Amerikës: E sotmja nuk ishte ditë e mirë, liderët e BE të detyruar të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Bruksel, vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk arritën as sot të zyrtarizojnë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Shkupit. Kryeministri Edi Rama deklaroi se fryma e zgjerimit është deformuar duke lejuar marrjen peng të procesit nga shtetet individuale. Ndërsa kryeministri maqedonas shprehu gatishmërinë për të biseduar për propozimin francez të zgjidhjes së ngërçit, duke saktësuar se në formën e paraqitur është i papranueshëm për Maqedoninë e Veriut.

Udhëheqësit e Ballkanit perëndimor ishin ftuar sot në Bruksel për t’u ulur në një tryezë me krerët e vendeve të Bashkimit Europian, si një përpjekje e BE-së për t’i dhënë energji të reja procesit të integrimit dhe për të dëshmuar afërsinë me rajonin. Por të paktën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e sotmja nuk ishte një ditë e mirë. Për ta kishte më shumë vend për zhgënjim, ndërsa udhëheqësit europianë, ishin të detyruar t’i nënshtroheshin vetos së Sofies ndaj Shkupit, pa mundur që në takimin e mëpasshëm mes tyre të jepnin dritën jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me dy vendet ballkanike.

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi pas takimit se sipas tij “arsyeja nuk është thjesht Bullgaria. Bullgaria është një fatkeqësi, por nuk është vetëm Bullgaria, por është fryma e deformuar e zgjerimit, një frymë tërësisht e deformuar dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj”, tha ai duke shtuar se “fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët i një komuniteti tek marrja peng nga shtetet individuale dhe ne e kemi parë. Sa herë që ka diçka që ndodh në një shtet anëtar, menjëherë ky mjet bllokimi vihet në lëvizje”.

Zoti Rama e quajti një turp faktin që “një vend i NATO-s që merr peng dy vende të tjera të NATO-s, ndërkohë që në oborr të Europës ka një luftë, dhe po ashtu nën sytë e 26 vendeve që janë krejt të pafuqishme së bashku”. Ai shtoi më tej se “agresioni rus kundër Ukrainës po merr kështu një ndihmë mjaft bujare dhe të pa kërkuar nga një vend i NATO-s, Bullgaria, për të destabilizuar një vend tjetër të NATO-s, Maqedoninë e Veriut dhe për të fryrë më tej mllefin, pakënaqësinë në një fqinjësi si e jona, që është një hallkë e dobët në gjithë këtë situatë”.

Për kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski “kjo që po ndodh është një problem serioz dhe goditje serioze ndaj besueshmërisë së BE-së. Po humbasim kohë të çmueshme të cilën realisht nuk e kemi në dispozicion”, tha ai duke kujtuar se “Maqedonia e Veriut njihet si vend që arriti të zgjidhë probleme të vështira dhe të hidhura, si një vend që është i përkushtuar për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme dhe të mbështetura mbi vlerat evropiane dhe dinjitetin e qytetarëve. Me po këtë ide ne hymë edhe në procesin e bisedimeve me Bullgarinë”.

Për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, Franca e cila ka presidencën e radhës së Bashkimit Europian, deri në fund të muajit, ka ofruar një zgjidhje. Propozimi është pranuar dhe nga opozita bullgare, por ai duhet të kalojë më parë në parlament, ndërkohë që një ditë më parë qeveria e kryeministrit Kiril Petkov u rrëzua gjatë një mocioni votbesimi.

Për kryeministrin maqedonas. në formën siç ështe paraqitur, “propozimi është i papranueshëm”. Ai shtoi se “nëse gjatë presidencës franceze arrihet mirëkuptim për qëndrimet tona, ne jemi të gatshëm të përfshihemi në bisedime. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut – theksoi ai – duhet të jenë të qetë; në kemi në plan të parë interesat strategjike dhe synimet e shtetit. Askush nuk mund të na imponojë cfarëdo zgjidhje pa pëlqimin tonë. Ne bëmë gjithshka, tani BE-ja e ka radhën”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Të dy kryeministrat u shfaqën në konferencë shtypi së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, si tre nxitësit e projektit Ballkani i Hapur, për të cilin ata ritheksuan se do të çojë përpara vendet e tyre, ndërkohë që procesi i integrimit vijon me zigzaget e tij.

Kryeministri Rama deklaroi se në takimin me krerët e vendeve të BE-së, kishte folur dhe për atë që e quajti “një pengmarrje tjetër, pengmarrjen e qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk lejohen të lëvizin lirisht në Europë”, duke qenë se marrëveshja me Kosovën është ende pezull.

Ai po ashtu i kishte dalë në krah presidentit serb, i kritikuar dhe në takimin e sotëm, pse nuk u është bashkuar sanskioneve ndaj Rusisë. Sipas tij “Serbia thjeshtë nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë, kaq shpejt dhe çuarja deri në kufij, do t’i japë efektin e kundërt dhe pastaj ajo çfarë do të ketë kosto, është agjenda europiane e Serbisë, për çka do të jetë kosto për popullin e rajonit, u shpreh kryeministri Rama. /VOA

 

Etiketa: BElideretSamitisotmjaZeri Amerikse

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Nën efektin e drogës dhe pa rrip sigurimi, 21-vjeçari “fundoset” pas videos së postuar në “TikTok” (Video)

Nën efektin e drogës dhe pa rrip sigurimi, 21-vjeçari “fundoset” pas videos së postuar në “TikTok” (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com