GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pence akuza Biden-it nga Shqipëria: Po punon me Rusinë për programin nuklear të Iranit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pence akuza Biden-it nga Shqipëria: Po punon me Rusinë për programin nuklear të Iranit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zëvendësPresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence në ndalesën e tij të parë në Shqipëri, në kampin “Ashraf3”, në Manzë, ka sulmuar presidentin aktual të SHBA-ve, Joe Biden.
Pence tha se administrata e Joe Biden po punon me Rusinë për programin nuklear të Iranit. Ai tha se Vladimir Putin është përgjegjës për luftën në Ukrainë, ndërsa theksoi se duhet të ndërtojnë një shtet demokratik iranian.

“Nën administratën tonë i thamë Kombeve të Bashkuara që GSPO ishte një gabim shumë i rrezikshëm dhe i shkaktonte botës trazira. I bëmë shumë të qartë se Amerika nuk do të lejonte kurrë Iranin të merrte armë bërthamore. Konfrontuam regjimin e Mullahëve në rajon, e izoluam Iranin si kurrë më parë për të fuqizuar rezistencën e Iranit që të ngrihej dhe kërkonin lirinë edhe më shumë. Presidenti dhe administrata Biden janë duke kërcënuar progresin dhe ecurinë që kemi bërë duke margjinalizuar regjimin autokratik në Iran.

Për të gjithë botën administrata amerikane po punon me kohë të gjata kundër programit që ne kemi bërë duke punuar për të sjellë Iranin në rrugën e programit bërthamor. Në fakt administrata Biden pranoi se nën një marrëveshje të rregulluar nukleare brenda një viti. Kanë hequr sanksionet që ne kishim vendosur ne si administratë lidhur me aktivitetet nukleare të regjimit, për më tepër administrata Biden ka punuar ngushtësisht me Rusinë për marrëveshjen dhe programin nuklear të Iranit. Këto masa dhe veprime janë shumë të rrezikshme. Programi nuklear do të shkaktojë shkatërrim. Marrëveshja e re do ti hapë rrugën bombave nukleare. Marrëveshja do të fuqizojë regjimin e korruptuar të këtyre tiranëve dhe do të torturojë popullin e Iranit dhe ata që kërkojnë të drejta themelore. Ne e thërrasim administratën Biden të mbështesë rastin e lirisë dhe themelimit të një shteti demokratik në Iran. Kërkojmë të tërhiqen nga të gjitha negociatat nukleare me Iranin, të mbështesin dhe të marrin një pozicion ndaj rezistencës iraniane dhe ta bëjnë të ditur se nuk do të lejojmë regjimin e tiranëve për programet bërthamore në Iran dhe nuk do të rinovojmë asnjë marrëveshje të tillë.”, u shpreh Pence.

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Para
Ukrainës dhe Moldavisë u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

Ukrainës dhe Moldavisë u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com