GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Hidhet për konsultim amnistia fiskale për deklarimin e të ardhurave deri 2 mln euro, kategoritë që përjashtohen

22:14 - 23/06/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Hidhet për konsultim amnistia fiskale për deklarimin e të ardhurave deri 2 mln euro, kategoritë që përjashtohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projektligji për amnistinë fiskale dhe penale për deklarimin vullnetar të pasurisë është hedhur për konsultim publik, për të marrë mendimin e individëve dhe grupin e interesit. Qëllimi është për të kuptuar nëse publiku është dakord që një person të deklarojë deri në 2 milion euro pasuri, që deri më tani e ka pasur të padeklaruar dhe t’i njihet kjo si një pasuri e ligjshme pavarësisht burimit të këtyre të ardhurave.
Subjektet e deklarimit nuk do të japin informacion mbi burimin e të ardhurave, nuk do të ndiqen penalisht dhe as nuk do të ketë një hetim tatimor. Ndryshe nga drafti i parë do lejohet deklarimi deri në 2 milionë euro pasuri dhe do të ketë 2 fasha dhe jo 3. Ata që deklarohen në 4 muajit e parë do të paguajnë tatim 7%, dhe 10% për të dytët (Aktualisht tatimi për deklarimet është 15%.)
Subjekte të këtij ligji janë individët shtetas të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nëse janë residentë tatimorë ose jo në Republikën e Shqipërisë, personat fizikë dhe juridikë, tatimpagues rezidentë në Republikën e Shqipërisë, si dhe individët rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre. Për zbatimin e këtij ligji, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të ngrihet një strukturë e posaçme, e quajtur Njësia për Mbikëqyrjen e Deklarimit Vullnetar të Pasurive (Njësia), në varësi të drejtpërdrejtë të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Megjithatë nga kjo amnisti përjashtohen qeveritarë, drejtues të institucioneve të ndryshme dhe persona që kanë një të shkuar kriminale.

Ja kush nuk përfiton nga amnistia
Subjektet që kanë detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, në zbatim të ligjit nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, si dhe personat në përbërje të certifikates familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, si më poshtë vijon:
a) Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministrat e zëvendësministrat;
b) Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe inspektorët e inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, inspektori i Përgjithshëm i inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të interesit;
c) Zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, sipas legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil, me përjashtim të organeve të vetëqeverisjes vendore;
ç) Prefektët, kryetarët e këshillave të qarqeve dhe kryetarët e bashkive;
d) Drejtorët e drejtorive dhe komandantët e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shërbimin informativ të Shtetit;
dh) Prokurorët, gjyqtarët, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror dhe drejtuesit e zyrave përmbarimore, brenda juridiksionit të çdo rrethi gjyqësor të shkallës së parë;
e) Drejtuesit e institucioneve të pavarura publike dhe anëtarët e enteve rregullatore;
ë) Drejtori dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorët e drejtorive në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, drejtorët e drejtorive vendore të Policisë së Shtetit, drejtuesi, hetuesit dhe oficerët e Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, nëpunësit civilë gjyqësorë në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe personeli administrativ i Prokurorisë së Posaçme;
f) Drejtori i Përgjithshëm, zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e drejtorive, në qendër dhe qarqe, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave;
g) Drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të kthimit e të kompensimit të pronave, të privatizimit dhe të regjistrimit të pasurisë;
gj) Zyrtarët, që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat ose personat e barazuar me ta;
h) Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zëvendësguvernatori dhe anëtarët e këshillit mbikëqyrës të saj;
i) Drejtuesit e institucioneve publike në varësi të institucioneve qendrore në nivel qarku;
j) Administratorët e shoqërive anonime me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror mbi 50 për qind dhe me më shumë se 50 punëtorë;
k) Anëtari i institucionit të rivlerësimit (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët publikë), Sekretari i Përgjithshëm, këshilltarët ekonomikë dhe ligjorë, si dhe personat e lidhur me ta, sipas ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
Subjektet, të cilat kanë qenë mbajtëse të detyrave apo të funksioneve sipas përcaktimit të pikës 1, të këtij neni, si dhe personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, në datën 01.01.2022.
Subjektet e ligjit nr.10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar.
Personat e shpallur dhe personat, për të cilët ka filluar procedura e shpalljes, në zbatim të parashikimeve të ligjit 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, të ndryshuar.
Subjektet për të cilët ka filluar procedura penale për evasion në fushën tatimore dhe doganore.
Subjektet të cilët janë verifikuar në përputhje me parashikimet e aktit normativ nr.1, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, miratuar me ligjin nr.18/2020.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Shqipëria mbetet e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin
Ekonomi & Sociale

Shqipëria mbetet e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin

09:03 - 21/04/26
Spitali i Traumës në rikonstruksion, Ministria: Shërbimi vijon normalisht
Breaking Views

Spitali i Traumës në rikonstruksion, Ministria: Shërbimi vijon normalisht

19:28 - 20/04/26
“Ke hyrë në pishinë me peshkaqen…” – dëshmia në SPAK e shqiptaro-gjermanes që denoncoi AKSHI-n
Breaking Views

“Ke hyrë në pishinë me peshkaqen…” – dëshmia në SPAK e shqiptaro-gjermanes që denoncoi AKSHI-n

15:55 - 20/04/26
Para
“Po k**i po”! Tan Brama flet për mesazhet private me Ilirin: Më bëri bllok pas…

“Po k**i po”! Tan Brama flet për mesazhet private me Ilirin: Më bëri bllok pas…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para
Aktualitet

Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para

10:11 - 21/04/26

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, 21 Prill, në Parkun Kombëtar...

Lexo më shumë
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Bie çmimi i naftës, tregjet botërore mbeten në pritje të sinjaleve për bisedime SHBA-Iran

09:33 - 21/04/26
Shqipëria mbetet e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin

Shqipëria mbetet e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin

09:03 - 21/04/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Hetimi i FBI-së: Agjentët iranianë po nxjerrin të dhënat e shqiptarëve në treg

08:42 - 21/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:20 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com