GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekonomisti Shano: FMN-ja i kërkon qeverisë të rrisë taksat dhe jo të bëjë amnisti fiskale

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekonomisti Shano: FMN-ja i kërkon qeverisë të rrisë taksat dhe jo të bëjë amnisti fiskale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekonomisti Dritan Shano, ka folur për Samitin në Bruksel, luftën në Ukrainë, krizën ekonomike si edhe rritjen e çmimeve. Ai është shprehur se për sa kohë që Macron do të jetë presidenti i Francës, të gjitha bisedimet do të jenë të kota.

“Për aq kohë sa Macron është president i Francës të gjitha bisedimet janë të kota. Ky është vizioni i tij dhe ai këtë e tregon tek vendet e Ballkanit sepse në vende të tjera nuk pi ujë”, u shpreh Dritan Shano, ndërsa komentoi zhvillimet në Samitin në Bruksel.

Gjatë një interviste në News24, Shano, theksoi se nuk sheh asnjë progres drejt integrimit për Ballkanin Perëndimor. I ndalur tek reagimet e kryeministrit Edi Rama ai tha se kryeministri në reagimet e tij, tregoi nervozizëm.

“Po tentohet një rend i botëror që ka të bëjë me pozicionin e forcës së vendeve. Kjo e gjen Europën të papërgatitur sepse më të fortë janë vende të veçanta tek e tek”, tha ai.

Më tej u shpreh se fjala zgjerim sa i përket vendeve të Ballkani është e gabuar pasi Europa nuk zgjerohet.

“Pavarësisht se çfarë mendon Macron, shqiptarët, kanë një plan tjetër dhe ata janë duke ikur në Europë pavarësisht se çfarë mendon Macron, kancelari i Gjermanisë. Ne si shtet shqiptarë ndoshta kemi më shumë se gjysmën e popullsisë tonë qytetarë europianë. Ajo që Macron refuzon janë qeverisjet e politikanëve. Unë se kuptoj se cila është racionalja , logjika e kësaj qasjeje, sidomos në kushtet kur ata kanë marrë një shembull laboratorik se çfarë mund të ndodhë në Ballkan…referuar Ukrainës. Sa i përket ekonomive, impakti ekonomik është thuajse inekzistent. Ne kemi një kulturë të keqe institucionale…Ne kemi deficenca në raport me pronën private etj…Por ku edukohet një fëmijë, duke mbyllur derën dhe  e lë në rrugë, apo brenda në shtëpi?”, tha ai.

Ekonomia dhe rritja e çmimeve?

Shano: Këtë inflacion e kanë krijuar qeveritë dhe jo tregu. Kjo nuk mund të mbulohet dot me luftën në Ukrainë. Aq e madhe është paraja që kanë hedhur në treg saqë do të duhet të paktë 2-3 vite që kjo sasi parash të absorbohet nga tregu. Pra ne si shqiptarë duhet të mësohemi me faktin që çmimet tona do rriten dhe kjo do detyrojë shqiptarët të kufizojnë shpenzimet e tyre…Në momentin që flasim shqiptarët po harxhojnë akoma…por për 6-7 muaj mendoj se do ndryshoje dhe buxheti i shtetit nuk do jetë ky që është sot, por do kemi edhe shqiptarë që vuajnë dhe shtetin që vuan. Qytetarizimi i krimit dhe mosndëshkimi i tij është një nga krimet më të mëdha dhe e krahasoj me një holokaust për ekonominë dhe qeveritë që e bëjnë këtë duhen djegur…Amnistia që paralajmërohet herë pas herë, nuk besoj që duhet të ndodhë, pavarësisht agresionit që bën Rama. Unë e shoh të gabuar. FMN i kërkon qeverisë shqiptarë të rrisë taksat dhe jo të bëjë amnisti fiskale. Se çfarë do ndodhë gjatë kësaj periudhe nuk  e dimë, por nëse duhet të shtrëngohemi , duhet të vijë fillimisht eliminimi i shpenzimeve që vijnë nga PPP. Shteti duhet t’i gjendet shtresave në nevojë…

 

Etiketa: AMNISTICmimeDritan Shano

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Para
“Kemi frikë nga egërsirat”/ Qeveria e la pa strehë, familja në Pezë në qiell të hapur pas tërmetit

“Kemi frikë nga egërsirat”/ Qeveria e la pa strehë, familja në Pezë në qiell të hapur pas tërmetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com