GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Prodhuesit e ujit të ambalazhuar: Po rriten çmimet

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Do të rriten tarifat e ujit? ERRU bën njoftimin zyrtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e çmimit të plastikës, energjisë dhe naftës ka shtuar kostot e prodhimit të ujit të ambalazhuar shqiptar. Operatorët në këtë periudhë po vuajnë edhe luhatjen e kërkesës, e ndikuar nga vala e përgjithshme e rritjes së çmimeve për produktet ushqimore. Kompanitë kërkojnë ndërhyrjen e shtetit te niveli i taksës së plastikës, pasi taksa e ambalazhit përbën 35% të vlerës së porosive. Valën e rritjes së lëndëve të para, që po ndikon direkt te shtimi i kostove te prodhuesit shqiptarë, po e vuajnë edhe fabrikat e ujit të ambalazhuar. Drejtuesit kryesorë pohojnë se janë prekur më shumë nga katërfishimi i çmimit të energjisë dhe shtrenjtimi i lartë i ambalazhimit të plastikës. Për këto arsye, kostot e prodhimit për ta janë shtuar 50 deri në 100%.

Aktualisht prodhuesit po ambalazhojnë ujin e pijshëm me shumë vështirësi dhe me fitime të ulëta. Në tregun e brendshëm, rritja e çmimeve ka qenë e ulët, për shkak të informalitetit të lartë të tregut. Në anën tjetër, prodhuesit pohojnë se eksportet vijojnë trendin rritës, por nuk arrijnë të mbulojnë kostot e larta dhe rënien e kërkesës nga tregu i brendshëm.

Prodhimi i ujit, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2021 u rrit rreth 4% më shumë se në 2020-n. Rritja e sasisë së ujit të ambalazhuar për vitin 2021 është në të njëjtat nivele edhe me 2019-n, periudhën para pandemisë. Thanas Severi, administratori i ujit “Lajthiza”, tha se prej janarit të vitit të kaluar, industria po vuan rritjen e çmimit të energjisë, naftës, transportit detar dhe plastikës së ambalazhimit të shisheve të ujit.

“Nga muaji dhjetor 2020 deri në dhjetor 2021, çmimi i ambalazhit plastik është rritur 100%. Nga dhjetori 2021 deri në mars 2022, plastika u shtrenjtua përsëri 30%. Rritje të lartë të çmimit ka pasur edhe për energjinë. Fabrika furnizohet në linjën e tensionit të lartë 35 deri në 110 kV. Çmimi për këtë kategori furnizuesish është rritur 4,5 herë, nga 18,8 lekë në 36 lekë për kWh.

Me nivelin e çmimit të mëparshëm, energjia zinte 10-15% të totalit të kostove të prodhimit. Aktualisht me rritjen e çmimit, energjia zë pjesë të konsiderueshme te kostot. Në anën tjetër, duhet theksuar që shumë fabrika të tjera furnizohen në linjën e tensionit të ulët 20 kV, nga të cilat po blihet energjia me çmim preferencial 18,8 lekë/kWh. Kjo situatë po ndikon te konkurrenca”.

Kostot e prodhimit të ujit të ambalazhuar janë shtuar 100% nga rritja e çmimeve sipas përfaqësuesit të ujit “Lajthiza”. “Situata është e jashtëzakonshme. Pritet edhe për periudhën në vijim, të ketë rritje të çmimeve të lëndëve të para, e cila do të ndikojë drejtpërsëdrejti te kostot. Shtrenjtimi i lëndëve të para në tregjet e huaja ishte i pritshëm pas krizës së pandemisë. Kurse rritja e çmimit të energjisë në këto nivele është e pashpjegueshme. Nisi rritja e çmimit në bursë dhe vijoi rritja zinxhir në të gjithë tregun”.

Edhe administratori i ujit “Qafshtama”, Florant Dautaj, tha se rritja e çmimeve të lëndëve të para ka nisur që vitin e kaluar dhe ka vijuar çdo 3-mujor. “Në dhjetor të vitit 2021, fillimisht çmimet u rritën 15%.

 

Për periudhën mars-maj, rritja është mbi 20% për çdo kategori produkti. Për 6-mujorin e dytë parashikohen rritje të tjera të çmimeve të furnizimeve rreth 10%. Pothuajse 100% e lëndëve të para për ambalazhimin e ujit mineral ‘Qafshtama’ importohen nga vende të Bashkimit Europian dhe ndikohen nga çmimet në tregjet ndërkombëtare.

Rritjen më të madhe e ka pësuar shishja plastike (PET) e cila është rritur 65% krahasuar me vitin 2021. Produkte kryesore, si: tapat, etiketat, filmat e paketimit dhe çdo produkt, i cili është pjesë e prodhimit, është rritur nga 20-30% në 3-mujorin e fundit. Energjia elektrike dhe nafta zënë gjithashtu një vend të rëndësishëm në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së produktit.

Energjia elektrike sot blihet 60% më shtrenjtë se një vit më parë. Efekti i ndryshimit të çmimeve në kostot totale të produktit parashikohet të jetë në normën 20% rritje, nëse kemi një stabilitet të çmimeve të importit për lëndët e para”, pohon ai.

Shtimin e kostove nga shtrenjtimi i lëndëve të para, po e vuajnë edhe kompanitë më të reja në treg, siç është uji “Dukati”, që ka nisur prodhimin në 2018-n. Administratori i kompanisë, z. Franci Ndreka, thotë se shtrenjtimi i energjisë, plastikës dhe pagat e punonjësve mbeten faktorët kryesorë të rritjes së kostove prodhuese. “Kostoja kryesore në prodhim në industri është energjia dhe pagat. Energjia dukshëm është rritur me 50%, por mbi të gjitha janë rritur pagat me të paktën 25%. Duke qenë larg qytetit (në Llogora) nuk e kemi të lehtë të gjejmë njerëz të kualifikuar mjaftueshëm për të operuar teknologjinë të cilën përdorim në paketim. Dukshëm çmimi i naftës ka shënuar rritje të lartë, e cila shton kostot e transportit. Edhe plastika, nënprodukt i naftës, ka shënuar rritje jo të vogël me rreth 30% që nga fillimi i vitit dhe gati 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar/Monitor/

Etiketa: informalitetkrizerriten cm imetuji i ambalazhuar

Lajme të lidhura

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal
Breaking Views

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

20:03 - 07/10/26
Eurostat: 26% e shqiptarëve nuk e përballojnë financiarisht internetin në shtëpi
Aktualitet

Eurostat: 26% e shqiptarëve nuk e përballojnë financiarisht internetin në shtëpi

17:01 - 07/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
Para
Vrasja e Ergys Dashit në Ekuador/ Kushëriri i tij drejtonte grupin, zbulohet banda rivale që kreu krimin

Vrasja e Ergys Dashit/ Shkatërrohen dy bandat e tij, ish-kreu ndihmohej nga një shqiptar dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën
Breaking Views

Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

22:38 - 07/10/26

Një incident ka ndodhur gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, për platformën mediatike “Channel...

Lexo më shumë
(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

22:26 - 07/10/26
Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

21:50 - 07/10/26
Një vit pas vrasjes së Astrit Kalasë, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata

Një vit pas vrasjes së Astrit Kalasë, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata

21:34 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com