GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

1.5 km më këmbë tek Syri i Kaltër, turisti “i zhgënjyer”: Erdha me patericë, do i shkruaj Edi Ramës

13:44 - 25/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
1.5 km më këmbë tek Syri i Kaltër, turisti “i zhgënjyer”: Erdha me patericë, do i shkruaj Edi Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur vjen puna tek promovimi i pikave turistike të Shqipërisë, qeveria është e para që vepron me propagandën e saj dhe reklamat. Por qytetarët të cilët zgjedhin të vizitojnë perlat e vendit tonë tregojnë prapaskena që “i nxjerrin zbuluar”. Syri i Kaltër është destinacioni që ofron peizazh mbresëlënës të natyrës. Disa turistë francezë dhe gjermanë zgjodhën ta vizitonin por mesa duket nuk ngelën të kënaqur nga investimet që janë bërë në këtë pikë turistike.

Atyre u duhej të ecnin rreth 1.5 km në këmbë nga rruga kryesore tek Syri i Kaltër, pasi automjetet nuk lejohen të hyjnë më në Park. Madje ka edhe nga ata të cilët janë me aftësi të kufizuar, ku pakënaqësia ndaj mungesës së investimeve për këta miq të huaj bëhet akoma më shqetësuese.

Atyre u është dashur të ecin në sfidë me temperaturat përvëluese ndërsa  thonë se zyrtarët duhet të mendojë për transport alternativ. Teksa lëviz me ndihmën e patericës, ai thotë se nuk gjeti mirëkuptim për shkuar tek Syri i Kaltër me makinë.

“U tregova për paaftësinë time dhe refuzuan që të hyja me mjet këtu. Do ti shkruaj kryeministrit, ministres të kulturës, të japin një shpjegim sesi do të hyjnë personat me paaftësi si unë. M’u desh të bëja 2 km për të ardhur e 2 km për të ikur me patericë. Duhet të organizojnë transport për të paaftët që nga hyrja e deri në vend. Kam ardhur nga Franca të vizitoj Shqipërinë. Ne po investojmë për Shqipërinë, po Shqipëria pse nuk investon për ne?!”, thotë ai.

Edhe dy turistë nga Spanja, sado që u kënaqën duke vizituar Syrin e Kaltër, kur u kthyen përmendën vështirësitë, që hasën gjatë rrugëtimit. Madje sugjerojnë disa mënyra transporti.

“Vend shumë i bukur, por është shumë e vështirë, shumë e dhimbshme të ngjitesh edhe të kthehesh sërish pa transport. Do të ishte shumë mirë një tren turistik, disa biçikleta ose patina diçka për të lehtësuar turistët. Hodha ujë në kokë sepse është shumë vapë. Është e vështirë për të ardhur te Syri i Kaltër, mbase për të rinjtë është më e lehtë”, thotë gruaja nga Spanja.

“Më duket shumë bukur këtu, mendoj se është një nga vendet më të bukurat në Shqipëri, nuk kam parë ujë aq të kthjellët në jetën time. Është super, super, super bukur, por ndihem i lodhur bën edhe shumë vapë, është rrugë e gjatë”, shton turisti spanjoll.

Ndërsa ky çift nga Gjermania mendon se duhet të kishte një rrugë alternative.

“Për të arritur deri tek Syri i Kaltër duhet të ishte një rrugë përmes pemëve. Duhet të ketë një mënyrë, që ti çoj turistët direkt tek Syri i Kaltër, për ata që nuk mund të ecin dot gjatë, për ata që duan të ecin asfalti është në rregull”, thonë ata.

Sakaq ka edhe nga ata turistë vendas apo banorë pranë kësaj pike të cilët stërmundohen me prindërit dhe fëmijët e vegjël për të arritur në destinacion, mes temperaturave përvëluese.

Etiketa: Kryesore1syri i kalter

Lajme të lidhura

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Para
Kërcënoi se do hidhej nga pallati, zbret 50-vjeçarin në Berat

Kërcënoi se do hidhej nga pallati, zbret 50-vjeçarin në Berat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com