GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Analistët: BE-ja duhet të shpejtojë procesin e zgjerimit në Ballkan 

23:16 - 25/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Analistët: BE-ja duhet të shpejtojë procesin e zgjerimit në Ballkan 
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kievi ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidatit këtë javë, duke e quajtur atë një moment historik për anëtarësimin në bllok. Disa vende të tjera po kërkojnë anëtarësimin në BE dhe kritikët thonë se Brukseli duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit për t’iu kundërvënë ndërhyrjeve nga Rusia dhe Kina.

Presidenti, kryeministri dhe kryetari i parlamentit të Ukrainës dhanë një mesazh të përbashkët të premten, duke theksuar se integrimi i vendit në BE është tashmë i pakthyeshëm.

“Ukraina është vërtetë e bashkuar. Ukraina po lufton dhe do të fitojë. Do të fitojë Evropa, bota dhe njerëzimi. Lavdi Ukrainës. Lavdi Heronjve”, tha Presidenti Zelenskyy.

Udhëheqësit e BE-së thanë se ky është një moment historik, por paralajmëruan se rruga drejt anëtarësimit të plotë për Ukrainën dhe Moldavinë nuk do të jetë e lehtë.

“Por unë jam e bindur se të gjithë do të reagojnë më shpejt e do të punojnë për të zbatuar reformat e nevojshme”, tha Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Zbatimi i këtyre reformave do të jetë i vështirë dhe do të marrë kohë, thotë analisti Andi Hoxhaj.

“Bëhet fjalë për forcimin e sundimit të ligjit dhe të sistemit të drejtësisë. Ata gjithashtu duan të shohin zbatimin një ligji kundër oligarkëve dhe çrrënjosjen e korrupsionit”, thotë ai.

Për momentin, Ukraina është përqendruar në zmbrapsjen e sulmit rus në lindje të vendit. Rezultati i luftës ka të ngjarë të përcaktojë edhe atë të anëtarësimit të vendit në BE.

“A do të jenë në gjendje të lejojnë anëtarësimin në BE të një vendi të madh si Ukraina, e cila do të kishte ende shumë probleme me kufijtë e saj?”, pyet analisti Hoxhaj.

Edhe vende të tjera ish-sovjetike dëshirojnë anëtarësimin në BE. Shpresat e Gjeorgjisë për të marrë statusin e vendit kandidat ashtu si Moldavia, u shuan pasi BE-ja kërkoi reforma të mëtejshme.

Maqedonia e Veriut mori statusin e vendit kandidat 17 vjet më parë, por procesi i integrimit të saj u bllokua nga Bullgaria për shkak të mosmarrëveshjeve rreth historisë dhe gjuhës. Ligjvënësit bullgarë votuan të premten për t’i dhënë fund vetos, nëse Maqedonia e Veriut i plotëson disa kushte.

Bosnja dhe Kosova gjithashtu dëshirojnë të anëtarësohen në BE, por për shkak të krizave politike Brukseli nuk u ka dhënë atyre statusin e vendit kandidatë. Kritikët thonë se kjo është një dritëshkurtësi.

“Nëse vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE përballen me vonesa, ato do të riorientojnë politikat e tyre dhe më pas do të kemi një rritje të ndikimit rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor që do të krijonte probleme brenda vetë BE-së”, thotë Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”.

Ndërkohë, Rusia tha se dhënia e statusit të vendit kandidatë nga BE-ja për Ukrainën nuk do të përbënte kërcënim, por akuzoi Perëndimin se po kërkon luftë.

“Në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Hitleri mblodhi rreth vetes shumicën e vendeve Evropiane. Tani BE-ja dhe NATO po mbledhin të njëjtin koalicion modern për të luftuar, për një luftë me Federatën Ruse”, tha Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov.

NATO-ja dhe BE-ja thonë se nuk po kërkojnë të futen në luftë me Rusinë dhe kanë akuzuar Moskën për prishjen e paqes prej disa dekadash në Evropë, me sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës/VOA/

 

Etiketa: analistetBallkanBEproceszgjerimi

Lajme të lidhura

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun
Aktualitet

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun
Aktualitet

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Para
parashikimiimotit

Ulje temperaturash dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani
Aktualitet

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26

Ka ndërruar jetë 45-vjeçari Denis Çumani, i cili mbrëmjen e së martës, 27 janar, u plagos me armë zjarri në...

Lexo më shumë
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

16:50 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com