GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Çfarë i rrezikon shqiptarët?!

13:35 - 26/06/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Policët vrasin në Tiranë/ Paralajmërimi i fortë i ekspertit të sigurisë: Do ketë edhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ervin Karamuço

Raporti i 4-t i SHISH, i cili u bë publik në mënyrë të plotë të premten, krijoi një entuziazëm të madh mediatik për shpëtimin që na vjen nga ky organ sa herë flitet për rreziqe të sigurisë kombëtare. Shqipëria është nga vendet e pakta në kontinent, që nuk ofron studime pasuniversitare për sigurinë kombëtare. Profesionistët e vërtetë të kësaj fushe formohen duke punuar ose duke ndjekur kurse specializimi afatshkurtra. Madje, si për ironi të fatit, ditën e daljes në dritë të këtij raporti z. Bendaj vijonte në USA një trajnim afatshkurtër për elementë të lidhur me sigurinë kombëtare.

I vetmi specializim që ofron një përgatitje për mbrojtjen e elementëve të sigurisë kombëtare, organizohet çdo vit në Akademinë Ushtarake në bashkëpunim me NATO-n dhe zgjat 3 muaj. Çdo studim tjetër në nivel master që zhvillohet në Shqipëri, ka lidhje me formimin në fushën e sigurisë publike. Shpesh nocioni siguri kombëtare dhe siguri publike janë përzier rrëmujshëm dhe pa një merak shkencor për definicion korrekt. Por në debate dhe këndvështrime të mirëfillta shkencore ato kanë dallime thelbësore. Megjithatë, nga një anketim i bërë së fundi në nivel ballkanik, vetëm 7% e shqiptarëve kanë dijeni bazike mbi rreziqet e sigurisë kombëtare që ju kanosen. Pjesa tjetër ose nuk kanë dijeni aspak, ose i ngatërrojnë këto rreziqe me ato të rendit dhe sigurisë publike.

Raporti i fundit i SHISH, pavarësisht se futi në kurth opinionin publik me histori spiunazhi, shkruar nga kalemxhinj të vjetër që jetojnë ende me përditshmëritë e komunikimit me kabina telefonike të harruara, ia doli të japë një ekspoze të shkurtër dhe të ngurtë të rreziqeve kombëtare.

Për një përkufizim të shpejtë, rreziqet e sigurisë kombëtare janë flukse veprimesh armiqësore që vijnë nga vende jo mike dhe që favorizohen nga elementë të brendshëm destruktiv të sigurisë publike. Ky koncept në dukje abstrakt merr trajtë reale kur flitet për çështje konkrete.

Për sa më lart, Shqipëria rrezikohet kryesisht nga këto elemente:

– Krijimi i një destabiliteti të brendshëm për të dëmtuar proceset integruese dhe imazhin e Shqipërisë si vend pro perëndimor dhe anëtar i NATO-s;

– Dëmtimin ose uljen e efektivitetit të kapaciteteve tona mbrojtëse, që janë ndërtuar dhe ekzistojnë falë koordinimit dhe mbështetjes nga strukura partnere, kryesisht vende të NATO-s;

-Dëmtimin e resurseve ekonomiko-financiare duke depërtuar me subjekte në mbulim që synojnë të dëmtojnë ose marrin në kontroll dhe varësi sektorë jetikë në këto fusha;

– Korruptimin e vazhdueshëm të niveleve drejtuese politike dhe vendimmarrëse në Shqipëri për nevoja të përmbushjes së misionit të tyre jo miqësor;

– Nxitjen e panikut dhe pasigurisë së brendshme publike, e lidhur edhe me fuqizimin e grupeve kriminale, duke ndikuar në mënyra të ndryshme për përkeqësim të parametrave të sigurisë;

– Propagandimin për mungesë shprese, pesimizmi dhe emigrimi si zgjidhje, me qëllimin për të nxitur shpopullimin e Shqipërisë brenda një kohe sa më të shkurtër;

– Marrjen nën kontroll të elementëve që ndikojnë në opinionin publik për të tërhequr sa më shumë qytetarë në simpatinë dhe kauzat e tyre jomiqësore;

-Dëmtimin e elementëve mjedisorë dhe të atraksioneve turistike për uljen e përfitimeve ekonomike dhe rrudhjen e të ardhurave në këtë fushë;

Përveç sa më lart, rreziqe të tjera mund të quhen të bardha. Ato vijnë nganjëherë edhe nga vende mike, të cilat pavarësisht partneritetit, duan të penetrojnë në forma tradicionale dhe jotradicionale spiunazhi për të kuptuar pikat e dobëta dhe seriozitetin e angazhimeve tona institucionale në marrëdhënie me ta. Pra, ata duan të kuptojnë nëse jua kemi me hile ose jo dhe sa të vërtetë jemi në ato që ju premtojmë dhe bashkëpunojmë.

Krahas vëmendjes dhe seriozitetit institucional për t’i trajtuar rreziqet e mësipërme me përparësitë e duhura, të gjithë qytetarët kanë detyrimin të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë në përditshmërinë e tyre. Sipas të gjitha kalkulimeve strategjike të elementëve të sigurisë kombëtare, Shqipëria ka probabilitetin të pësojë më shumë humbje nga një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj, sesa nga një shpërthim i madh që do t’i prishte pjesë të konsiderueshme të shtëpisë.

 

Etiketa: Ervin Karamuçokryesore2rrezikonshqiptaret

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
I vodhën 50 mijë euro, reagon deputeti i LVV-së: Ftoj të gjithë miqtë e qytetarët…

I vodhën 50 mijë euro, reagon deputeti i LVV-së: Ftoj të gjithë miqtë e qytetarët...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisione...

Lexo më shumë
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com