GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Harta e gjyqësorit/ Avokatët në Lezhë vijojnë bojkotin deri më 1 korrik

14:35 - 26/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Harta e re gjyqësore/ Vijon bojkoti i avokatëve për të katërtën ditë rresht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhoma Vendore e Avokatisë Lezhë ka vendosur të vijojë bojkotin deri më datë 1 Korrik 2022 të gjitha seancave gjyqësore civile, penale, administrative. Në bojkot do të përfshihen dhe masat e sigurisë nga data 28 qershor deri më 1 korrik nё tё treja Gjykatat qё pёrfshin juridiksioni i Dhomёs Vendore tё Avokatisё Lezhё, si dhe Gjykatёn e Apelit Shkodёr dhe Tiranё.

Bojkoti përfshin dhe përfaqësimet dhe mbrojtjet ligjore në hetime paraprake (përfundim hetimesh, njoftim akuze, pyetje të pandehurit etj.) pranë Prokurorive të Rretheve Gjyqësore në jurdiksion të Dhomës së Avokatisë Lezhë. Prej tij do të pёrjashtohen vetëm proceset me objekt “Sigurim Padie”.

Njoftimi:

U mblodh dje nё njё takim tё jashtёzakonshёm Dhoma Vendore e Avokatisё Lezhё, pёr tё diskutuar mbi vijueshmёrinё e qёndrimit sa i pёrket hartёs sё re gjyqёsore tё propozuar nga Kёshilli i Lartё Gjyqёsor.
Kryesia e Dhomёs Vendore tё Avokatisё Lezhё pasi u njoh me qёndrimet dhe propozimet e tё gjithё anёtarёve tё kёsaj dhome prezent. Konstatoj se tё gjithё anёtarёt me unanimitet kёrkuan vazhdimin e bojkotit tё seancave gjyqёsore nё shenjё proteste nё lidhje me mos reagimin e instancave pёrkatёse, duke mos marrё parasysh kёrkesat tona pёr hartёn e re gjyqёsore. Nё tё njёjtёn kohё pranoi propozimet e anёtarёsisё pёr vazhdimin e bojkotit.

Duke mbajtur nё vёmendje se nga kjo hartë e re e propozuar pёr miratim, Dhomёs Vendore Lezhё i mbyllen tre Gjykata tё Shkallёs sё Parё (Gjykata e Krujёs dhe ajo e Kurbinit , si dhe Gjykata Adminsitrative e Shkallës së Parë) dhe një Gjykatë Apeli (Gjykata e Apelit Shkodër), si rrallë ndonjё dhomë tjetёr. Tё vetёdijshёm se sa tё rёnda do tё jenё problemet qё kjo hartё do tё shkaktojё pёr qytetarёt, ne vendosёm ti qёndrojmё kёrkesave tona tё artikuluara me shkrim dhe publikisht.

Pavarёsisht se ne nuk jemi tё ngarkuar me mbrojtjen e interesit publik, kemi pranuar kostot me qёllim qё tё bёjmё tё qartё pёr cilindo qё ka marrё njё mandat pёrfaqёsimi nё pushtetin legjislativ, vendor apo qёndror dhe vazhdon me paturpёsi tё mos i bashkohet protestёs dhe kёrkesave legjitime pёr interesin mё tё lartё tё qytetarёve. Padiskutim ёshtё momenti pёr tё falenderuar tё gjithё kolegёt pёr qёndresё, ata pёrfaqёsues apo deputet qё jan bashkuar me kёtё kauz, tё gjithё qytetarёt tё cilёt kan reaguar me tё gjitha mёnyrat nё mbёshtetje tё kёsaj proteste.

Tё ndodhur nё kёto kushte, Dhoma Vendore e Avokatisë Lezhё u bёn thirrje sёrisht, tё gjithё banorёve tё Lezhёs, Mirditёs, Kurbinit dhe Krujёs, tё na bashkohen dhe tё mos neglizhojnё sot, me qёllim qё ky tё mos jetё njё nga arsyet pёr tё lёn shtёpitё e tyre nesёr dhe pёr tё emigruar.

Si rrjedhojё vendosi:

1- Të vijoje bojkotin pёr datat 27, 28, 29, 30 dh Qershor dhe 1 Korrik 2022 të gjitha seancave gjyqësore civile, penale, administrative nё tё tre Gjykatat e Rretheve Gjyqёsore qё pёrfshin juridiksioni i Dhomёs Vendore tё Avokatisё Lezhё, si dhe Gjykatёn e Apelit Shkodёr, Durrёs dhe Tiranё.
2- Të shpallё bojkotin e masave tё sigurimit personal në datat 28, 29, 30 Qershor, 1 Korrik 2022 nё tё tre Gjykatat qё pёrfshin juridiksioni i Dhomёs Vendore tё Avokatisё Lezhё, si dhe Gjykatёn e Apelit Shkodёr dhe Tiranё.
3- Të bojkotojë të gjitha përfaqësimet dhe mbrojtjet ligjore në hetime paraprake (përfundim hetimesh, njoftim akuze, pyetje të pandehurit etj.) pranë Prokurorive të Rretheve Gjyqësore në jurdiksion të Dhomës së Avokatisë Lezhë.
4- Nga ky vendim pёr bojkot pёrjashtohen proceset me objekt “Sigurim Padie”.
5- Tё mblidhen 5 pёrfaqёsuesit e DHVA Lezhё nё KP dhe tё unifikojnё qёndrimin pёrpara datёs 29 ora 12:00.
6- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Dhoma Vendore e Avokatisë Lezhë.

Etiketa: Bojkotigjyqi

Lajme të lidhura

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro
Breaking Views

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro “shkelja”- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’
Breaking Views

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro “shkelja”- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Para
COVID në 24 orët e fundit, shërohen 24 qytetarë. Asnjë humbje jete

Britania e Madhe jep alarmin: Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)
Aktualitet

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

I prezantuar me bujë të madhe në 2018-ën, për të filtruar rreth 12 mijë punonjës, vettingu në Policinë e Shtetit...

Lexo më shumë
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro “shkelja”- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro “shkelja”- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com