Pronari i një subjekti privat në Shëngjin është goditur me lopatë pas koke pas një sherri me një person tjetër. Mësohet se biznesmeni A. Marku është nisur në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.
Ndërsa autori i ngjarjes, i identifikuar si P. Deda është larguar nga vendngjarja. Mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur për ndarjen e hapësirës së plazhit në zonën e Kunes.
Kujtojmë se thuajse një vit më parë një ngjarje e rëndë trondit Velipojën pasi katër persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën pas një sherri për zonën e pushimit në plazhin e Velipojës.
Discussion about this post