GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky do t’i drejtohet sot G7 për më shumë armatime

08:12 - 27/06/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Negociata me Putin?” Zelensky: Nëse s’ka marrëveshje nënkupton një Luftë të Tretë Botërore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pritet të bëjë thirrje për më shumë armë të rënda, kur t’i adresohet grupit të shtatë shteteve më të industrializuara të hënën.

Ky grup përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Adresimi i tij vjen pas një morie sulmesh ruse me raketa në Kiev, dhe zona tjera përgjatë fundjavës, nga të cilat ka mbetur i vdekur të paktën një person.

Në lindje të Ukrainës, Rusia ka fituar kontroll të plotë të Severodonjeckut, dhe është duke shënjestruar Lisiçanskun. Të dielën, Zelensky ka thënë se vonesat në dërgim të armëve janë “ftesë për Rusinë që të sulmojë sërish”.

Në adresimin e tij ditor, ai ka bërë thirrje për sisteme ajrore për mbrojtje dhe sanksione të reja ndaj Rusisë. “Partnerët duhet të veprojnë më shpejt, nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues”, ka thënë ai.

Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së G7-ës dhe vendet pjesëmarrëse pritet të zotohen për më shumë mbështetje ushtarake për Kievin, si dhe më shumë sanksione për Moskën.

Liderët perëndimorë janë duke tentuar të shpërfaqin një front të bashkuar, pasi kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë se sulmet ruse me raketa tregojnë se “ka qenë vendim i drejtë që të bashkohemi dhe të mbështesim ukrainasit”.

Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin ka menduar se NATO dhe G7 do të ndaheshin, “mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë”. Pas Samitit të G7-ës, që këtë herë mbahet në Bavari, liderët e NATO-s do të takohen më pas në Spanjë. Edhe aty Zelensky pritet të mbajë një fjalim.

Sulmet në fundjavë

Raketat ruse kanë shënjestruar Kievin dhe qendrën e qytetit Çerkasi, ku të paktën një person ka vdekur. Me raketa janë sulmuar edhe rajonet e Harkivit, Çernihivit, Zhitomirit dhe Lvivit.

Ushtria ukrainase ka thënë se disa raketa janë lëshuar nga bombardueset Tupolev përmes Detit Kaspik, në distancë prej 1,450 kilometrash. Disa raketa tjera që janë lëshuar, kanë kaluar mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë. Një banesë nëntëkatëshe në Kiev është shkatërruar në pjesën e sipërme.

Një vajzë shtatëvjeçare është plagosur dhe i është nënshtruar operimit. Gjendja e saj më pas është thënë të jetë stabile. Nëna e saj – shtetase ruse – është nxjerrë po ashtu nga rrënojat. Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se armët me precizitet të lartë kanë goditur qendrat e trajnimit ushtarak në Ukrainë dhe ka mohuar se ka sulmuar civilët.

Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, ka thënë se sulmet kanë qenë përpjekje për të frikësuar Ukrainën para nisjes së Samitit të G7-ës.

Severodonjceku i shndërruar në gërmadha

Në lindje të Ukrainës, Rusia ka marrë kontrollin e Severodonjcekut, pas disa javësh luftime, që kanë kthyer këtë qytet në gërmadha. Trupat ukrainase besohet se janë tërhequr në qytetin e afërt Lisiçansk.

Ky qytet është një prej zonave të fundit në rajonin e Luhanskut që kontrollohet ende nga Ukraina. Luhansku, bashkë me Donjeckun fqinj, formojnë rajonin e Donbasit. Putin ka thënë se kontrollimi i rajonit të Donbasit është qëllimi kryesor i luftës së Rusisë.

Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. /REL

Etiketa: armatimeG7Zelensky

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Çfarë po ndodh me Elvanën dhe Dhurata Dorën?! Shfaqen si…(Foto)

Çfarë po ndodh me Elvanën dhe Dhurata Dorën?! Shfaqen si...(Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com