GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ballkani i hapur, Kroacia ia plas në sy Ramës: Ne jemi pjesë e BE, por ju për vete…

12:03 - 27/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ballkani i hapur, Kroacia ia plas në sy Ramës: Ne jemi pjesë e BE, por ju për vete…

epa10002063 (L-R) Chairman of the Council of Ministers of Bosnia and Herzegovina Zoran Tegeltija, President of Serbia Aleksandar Vucic, North Macedonia's Prime Minister Dimitar Kovacevski, Prime Minister of Albania Edi Rama and Prime Minister of Montenegro Dritan Abazovic attend the joint press conference during the Open Balkan Summit in Ohrid, Republic of North Macedonia, 08 June 2022. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kroacia është në Bashkimin Evropian qysh nga vitit 2013, prandaj si shtet ballkanik s’ka nevojë të bëhet pjesë e nismave rajonale, por në Kroaci inkurajojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor që derisa të anëtarësohen në BE, s’ka gjë të keqe të bëhen pjesë e organizmave siç është Ballkani i Hapur.

Sipas analistit të politikës së jashtme nga Zagrebi, Denis Avdagiç, nisma e Ballkanit të Hapur sigurisht që nuk përbën kërcënim për anëtarët e saj, “dhe as nuk do ta vlerësoja si alibi për projektet të vendeve individuale që rrezikojnë vendet tjera”.

Në një intervistë për portalin Radio Televizionit të Malit të Zi, ai thotë gjithashtu se iniciativa në letër është parimisht e mirë, por se çështja e anëtarësimit është çështje e secilit vend, i cili duhet ta peshojë se çfarë i sjellë specifikisht Ballkani i Hapur.

“Duke deklaruar fillimisht se fatkeqësisht gjërat janë ngritur sikur Ballkani i Hapur është zëvendësues i Bashkimit Evropian (BE)”, pohon Avdagiç.

“Ballkani i Hapur nuk është domosdoshmërisht nismë kundërshtuese me Procesin e Berlinit, mund të jetë nismë plotësuese”.

“Në parim, në letër nisma është e mirë. Dhe në parim, unë besoj se heqja e cdo lloji barriere sjellë progres. Megjithatë, nga ana tjetër, ekziston frika se kjo nismë do të shërbejë si një lloj zëvendësimi për procesin e integrimit evropian”.

Sipas Avdgiç, anëtarësimi duhet të shoshitet nga secili vend veç e veç. “Të gjithë duhet ta peshojnë se çfarë përfitojnë”.

Megjithatë, ai thotë se gjërat nuk duhet të përzihen dhe se duhet të vazhdojë të mbetet e qartë se procesi që ndihmon në integrimin në strukturat e Bashkimit Evropian, është Procesi i Berlinit, derisa Ballkani i Hapur është një nisëm lokale.

Sa u përket zërave dyshues që e konsiderojnë Ballkanin e Hapur si një alibi për projekte si “Serbia e Madhe, apo Shqipëria e Madhe”, analisti kroat pohon se këto janë projeksione hipotetike që shkojnë shumë larg dhe s’janë të besueshme.

“Unë nuk do ta vlerësoja si të tillë nismën, Sigurisht, secili ka interesat e veta, pse propozon apo hyn në një nismë të caktuar, por ky projekt nuk është një kërcënim i drejtpërdrejtë për anëtarët e tij”.

Në Mal të Zi Ballkani i Hapur tashmë është temë e përditshme e politikes, meqë kryeministri, Dritan Abazoviç është shprehur pro dhe gjithashtu ka marrë pjesë në samitin e fundit në Ohër, derisa presidenti malazez dhe figura më e fuqishme politike në Mal të Zi, Milo Gjukanoviç, është treguar skeptik.

Lajm ka bërë ditëve të fundit edhe deklarata e presidentit të Alternativës Shqiptare atje dhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili shkroi se Mali i Zi jo që duhet të bëhet anëtar i Ballkanit të Hapur, por duhet të jetë boshti kurrizor i tij, derisa pohoi se duhet të anëtarësohet në këtë nismë edhe Kosova./Prapaskena.al

Etiketa: KroaciKryesore1open balkanprocesRama

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Para
“Ushtarët ecin në këmbë 5 orë për të shuar zjarrin”, Peleshi: Nuk ia vlen të blejmë avion

“Ushtarët ecin në këmbë 5 orë për të shuar zjarrin”, Peleshi: Nuk ia vlen të blejmë avion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur...

Lexo më shumë
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com