GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Plas” te Shëndetësia, Duma akuza zv/ministrit: Po avantazhoni njerëz me rekorde kriminale

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Plas” te Shëndetësia, Duma akuza zv/ministrit: Po avantazhoni njerëz me rekorde kriminale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka vijuar debati në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësëisë, ku po shqyrohet akti normativ “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”.

Kryetarja e Komisionit, Grida Duma ka pyetur zv/ministrin e Infrastrukturës, Ilir Bejtja a do të ketë rritje pagash nga ky akt, teksa vuri në dukje mungesën e mbështetjes për qytetarët.

Debati:

Duma: Sa përfitojnë të punësuarit nga ky akt normativ. A do ketë rritje pagash? Cilat paga, në çfarë norme dhe në çfarë mase?

Bejtja:  Nuk ka rritje pagash në këtë akt normativ, kompensohen materialet kryesore bazë të kontratave publike. Ne nuk rrisim pagat. Rritjet e çmimeve të materialeve vendoset në treg.

Duma: Pra përfiton kontraktori e jo punëtori?

Bejtja: Përfiton kontrata.

Duma: Sa i përket çështjeve sociale, marrja e një vendimi selektiv do të dëmshpërblejë disa kompani të mëdha, pse ka një paketë vetëm për tenderat e jo për qytetarët?

Bejtja: Ky akt i referohet vetëm materialeve që janë pesha bazë në kontratat publike dhe në ndërmarrjet publike dhe nuk është vetëm për rindërtimin.

Duma: Sipas BIRN, 8 nga kompanitë që kanë përfituar tendera nga prokurimet e rindërtimit janë me pronarë të inkrimunuar. Keni dijeni ju që po i avantazhoini?

Me ligjin e prokurimit të shtetit prokurohen shumë punë publike, po ata që merren me prokurime të tjera, preken në konkurrencë. Është marrë vendim nga Autoriteti i Konkurrencës për këtë? Këtë e duam zyrtarisht.

Bejtja: Për pjesën e inkriminimit duhet t’i drejtojmë pyetje prokurorisë.

Duma: Ua them unë, janë 8 në hetim nga prokuroria.

Bejtja: Unë nuk e kam këtë informacion.

Duma: Diferencat e çmimit pse nuk i kompesoni te qytetarët?

Bejtja: S’kam dëgjuar ndonjë nga këta qytetar të blej hekur dhe beton e të bëjë ndërtime. Paketa jonë e mbështetjes së qytetarëve nga qenë e para në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi kompesuar të gjithë grupet në nevojë me një paketë sociale e cila ka dhënë shpërblim direkt në pensione. Fatura e parë që përballon buxheti i shtetit është 38 miliardë lekë, 7-8% e buxhetit total.

Etiketa: DumaKryesore1ligjiqeveria

Lajme të lidhura

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart
Aktualitet

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26
Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes
Aktualitet

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes

17:01 - 11/07/26
Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi
Aktualitet

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

13:55 - 11/07/26
Para
Revolucion në Formula 1, katër marka të njohura synojnë të hyjnë në botëror

Revolucion në Formula 1, katër marka të njohura synojnë të hyjnë në botëror

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve
Aktualitet

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

18:39 - 11/07/26

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur këtë të shtunë në Kolonjë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë...

Lexo më shumë
Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26
FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

18:11 - 11/07/26
Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

17:58 - 11/07/26
Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

17:45 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com