GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD thirrje maturantëve: Na bashkohuni në protestën e 7 korrikut, nuk do të lejojmë që…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD thirrje maturantëve: Na bashkohuni në protestën e 7 korrikut, nuk do të lejojmë që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike del në mbështetje  të protestës së maturantëve. Në deklaratë për media, anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka kërkuar nga maturantët që t’i bashkohen selisë blu në protestën e 7 korrikut.

Muçollari u shpreh se tezat e maturës janë një tjetër tregues i paaftësisë së qeverisë.

“Testi i Maturës është një tjetër tregues i paaftësisë së qeverisë.

Indinjata e tyre, është shenjë se të rinjtë janë gati t’i thonë mjaft kësaj paaftësie që u bëhet barrë.

Deputetët e Partisë Demokratike në një interpelancë me ministren e Arsimit, prej muajsh kanë kërkuar teste pilot për të parandaluar atë që po ndodh sot.

Në ngut e sipër, duke shpërfillur thelbin dhe lartësuar propagandën, Qeveria ka harruar se kjo maturë del nga 2 vite pandemi.

Një administratë që e bën punën dhe e ka nxënësin në qendër të programeve dhe shqetësimeve, duhet ta kishte marrë parasysh këtë.

Kjo pandjeshmëri ka çuar në këtë kolaps.

Partia Demokratike mbështet të drejtën e maturantëve për protestë, dhe u kërkon t’a mbajnë zërin lart, me forcën dhe idealizmin e moshës.

I bëjmë thirrje qeverisë të punojë për zgjidhjet, jo të fshihet e të justifikohet.

Nuk do të lejojmë që, edhe një brez tjetër i zhgënjyer, t’i bashkohet Armatës së Shpopullimit të Shqipërisë, që është shtuar në mënyrë dramatike gjatë qeverisjes së Rama dhe Company.

Shqipëria është në Rrezik. U bëjmë thirrje maturantëve, studentëve, dhe të gjithë të rinjve, që t’i bashkohen protestës së Frontit të Shpëtimit Kombëtar më 7 korrik.”-tha Muçollari.

Sjellim në kujtesë që maturantët protestuan sot në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit.

Lajme të lidhura

U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’
Aktualitet

U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

15:03 - 04/08/26
“Mos u dorëzoni!”/ Dua Lipa dhe Lea Ypi inkurajojnë qytetarët: Protestat sjellin ndryshim, mbrojnë demokracinë
Aktualitet

“Mos u dorëzoni!”/ Dua Lipa dhe Lea Ypi inkurajojnë qytetarët: Protestat sjellin ndryshim, mbrojnë demokracinë

13:41 - 04/08/26
Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi
Aktualitet

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi

13:21 - 04/08/26
Para
“A je ende e virgjër?” Sindi i përgjigjet pyetjes që nuk i ndahet

“A je ende e virgjër?” Sindi i përgjigjet pyetjes që nuk i ndahet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26

Lionel Messi ka bërë një gjest humanitar, duke dhuruar 80 mijë euro për të ndihmuar banorët e prekur nga zjarret...

Lexo më shumë
Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

15:24 - 04/08/26
U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

15:03 - 04/08/26
Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera

Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera

14:49 - 04/08/26
Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

14:12 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com