GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rekordi i Manastirliut/ 47 mln euro në një ditë për klientët e qeverisë

15:06 - 29/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Rekordi i Manastirliut/ 47 mln euro në një ditë për klientët e qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 27 qershor, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur fituesit e 92 tenderave me vlerë 5,6 miliardë lekë ose 47 milionë euro. Problemi me menaxhimin e fondeve publike është i hershëm dhe ngelet aktual, ndër të tjera është i lidhur dhe me mënyrën se si Ministria e Shëndetësisë menaxhoi pandeminë Covid-19, mungesën e ilaçeve e cila rezultoi me shtesën më lartë të vdekjeve në Europë nga Covidi për vitin 2020 në Europë. Më e rëndësishmja, pjesa më e madhe e tenderave janë pa garë dhe janë për klientët e përhershëm të qeverisë, arsye e cila ngre alarmin për shërbimin që do marrin qytetarët shqiptarë.

Ministria e Shëndetësisë, rekordmene në shtesën e numrit të vdekjeve nga Covid-19 në Europë sipas EUROSTAT, nën drejtimin e Ogerta Manastirliut ka organizuar 92 tendera, të gjitha në një ditë me vlerë 47 milionë euro. Kur e dëgjon lajmi tingëllon bukur sepse qeveria shpenzon fondet publike për qytetarët në kohë krize, por çdo gjë shembet kur këto lekë shkojnë për një Ministri e cila ka marrë investime pa fund, për një Ministri që ka rekord vdekjesh nga Covid-19 në Europë, për një Ministri e cila shumicën e ilaçeve nuk dihet se ku i dërgon se te pacientët jo e jo, për një Ministri që i ka dërguar taksat e qytetarëve për kompani të cilat kanë mbi supe kontratën famëkeqe të Check-up e cila rëndon buxhetin e shqiptarëve dhe nuk ofrojnë shërbim. Në një kohë që qeveria ka fituar 342 milionë euro plus nga rritja e çmimeve, nxitimi për të investuar te “vrima e zezë” e buxhetit të shtetit kthehet në një shqetësim serioz dhe kërkon rishikimin e procedurave të prokurimit publik.

Ministria me numrin më të lartë të tenderave të parregullt

“Mungesa e transparencës në përdorimin e fondeve që shkuan për menaxhimin e pandemisë ishte aq e madhe sa u konsiderua si shqetësim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili nuk ka në thelb të punës së tij monitorimin e tenderëve. Mirëpo Fondi ka vërejtur se keq menaxhimi i fondeve publike është duke ndikuar negativisht borxhin publik të vendit, i cili është në thelb të punës së Fondit”, sipas raportit të publikuar nga “Together for life”.

Në raport evidentohet, problemi i përhershëm ku shumica e tenderava janë pa garë. Nga procedurat e prokurimit të zhvilluara nga 2016 deri në fund të 2021, më shumë se 50% e tyre kanë rezultuar tendera pa garë vetëm me një pjesëmarrës i cili është shpallur automatikisht fitues.

Tashmë ne jemi mësuar me numrin e lartë të tenderave që kanë parregullsi në garë, por dyshimet për klientelizëm dhe korrupsion përforcohen kur parregullsitë janë të panumërta dhe shërbimi shëndetësor është përtokë.

Sot që flasim, Ministria e Shëndetësisë ka 7291 tendera me probleme, për të cilët ka dyshime të forta për korrupsion dhe klientelizëm sipas Open Data Albania. Këta tendera janë klasifikuar me flamur të kuq sepse një pjesë e tyre janë zhvilluar pa garë, një pjesë janë eleminuar konkurrentët, një pjesë kanë qënë sekretë, procedurë e zhvilluar gjatë pandemisë dhe e kritikuar nga AIS e cila në shtator të vitit të kaluar paditi qeverinë në Gjykatën Kushtetuese. Organizata AIS e njohur si Open Data Albania paraqiti kërkesën për pezullimin, për pjesën e prokurimeve për shkak se sjell pasoja që prekin interesa shtetërore, shoqërore ose të individëve. Gjykata Kushtetuese refuzoi shqyrtimin e Kërkesë Padisë pasi AIS nuk justifikonte interes të drejtpërdrejtë me Kërkimin. Në 17 janar 2022, Partia Demokratike bëri padi për të njëjtën çështje për të vënë Gjykatën Kushtetuese në lëvizje, duke mbështetur kërkimin e bërë nga Shoqëria Civile, me nënshkrimin e 28 deputetëve.

Mungesë investimesh, shërbimesh dhe ilaçesh

Mungesa e ilaçeve dhe lumi i miliona eurove të cilat vërshojnë në xhepat e kompanive që kanë rrënuar dhe po rrënojnë shërbimin më të rëndësishëm në vend, na fakton se investimet mund të jenë çdo gjë, përveçse ndihmë për qytetarët.

Pandemia nxori në pah problematikat e shumta të sistemit shëndetësor, duke nisur nga kapacitete spitalore rajonale të pamjaftueshme për trajtimin e rasteve me Covid-19, pamjaftueshmëri në trajnimet e stafit mjekësor, funksionimin jo eficent të qendrave shëndetësore të njësive vendore të kujdesit shëndetësor, fonde financiare të pamjaftueshme, kapacitete profesionale të specialistëve të sëmundjeve infektive në kujdesin shëndetësor parësor shumë të kufizuar, fakte të evidentuara nga KLSH.

Sipas ministres Ogerta Manastirliu, buxheti për vitin 2021 për shëndetësinë parashikonte një rritje me 7.5% ose 5.7 miliardë lekë. Ndërkohë rezultoi se për vitin 2021, 4.5 miliardë lekë në buxhetin e shëndetësisë ishin parashikuar vetëm për rritjen e pagave të mjekëve me 40%, e cila na tregon që nuk ka patur asnjë rritje reale te fondet që shkojnë për investime në sistemin e shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk mbajti premtimet për Covid-19 për rimbursimin 100% të trajtimit ambulator për pacientët me Covid-19, të siguruar dhe të pasiguruar. Në fjalën e vet mbajtur gjatë një komunikimi me median më datë 19 nëntor 2020, Manastirliu deklaroi se: “Bazuar në Urdhrin Nr. 545 datë 19.11. 2020 do të kryhet rimbursimi 100% i trajtimit ambulator për pacientët me covid 19, të siguruar dhe të pasiguruar”. Sipas KLSH-së ky premtim nuk u realizua.

Në grafikun e publikuar nga Komisioni Europian në një raport të (RCC) vdekjet shtesë në Shqipëri gjatë vitit 2020 ishin 27% më të larta se vdekjet mesatare vjetore në periudhën 2016-2019. Kjo përqindje ishte më shumë se dyfishi i vdekjeve shtesë në BE dhe më e larta ndër Rajonin e Ballkanit.

Burimi: EUROSTAT

Komisioni Europian përllogariti se në vitin 2020 vdekjet në BE ishin 12.8% më të larta se mesatarja vjetore e viteve 2016-2019. Pas Shqipërisë, Polonia ishte vendi i dytë në Europë me shtesën më të lartë të vdekjeve më 2021 me rreth 21 %, më tej Estonia me mbi 20%.

Sikur të mos mjaftonte, për periudhën janar-gusht 2021 në spitalet psikiatrike u rrit me 10% numri i pacientëve të shtruar në krahasim me vitin e kaluar, duke kërkuar rritjen e kapaciteteve për përballimin e kësaj situate.

Etiketa: 47 milione euro5.6 miliarde leke92 tenderaEdi Ramaklientet e qeverisekryesore2Ogerta ManastirliuREKORDshendetesiatendera pa gare

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Në çdo muaj nga një tender pa garë/ Paulin Gega i shet 220 mln lekë naftë Bashkisë Berat

Në çdo muaj nga një tender pa garë/ Paulin Gega i shet 220 mln lekë naftë Bashkisë Berat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com