GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Pastrimi, kryefjala e sezonit turistik”, ministri Klosi: Licencimi i turizmit detar zgjidhja e problematikës

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pastrimi, kryefjala e sezonit turistik”, ministri Klosi: Licencimi i turizmit detar zgjidhja e problematikës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ishulli i Sazanit prej disa vitesh është destinacioni turistik më i kërkuar. Përfaqësues të ministrive të Turizmit dhe asaj të Mbrojtjes përfaqësues të administratës së zonave të mbrojtura si dhe një grup të rinjsh kanë marrë pjesë në pastrimin e territorit të ishullit të Sazanit. Gjatë fjalës së tij ministri Klosi deklaroi se licencimi i turizmit detar zgjidhja e problematikës.

“Në kuadër të projektit që kemi për gjatë gjithë sezonit turistik zhvilluam një aksion pastrimi duke u përpjekur që të sensibilizojmë gjithnjë e më shumë operatorët turistikë, të cilët e kanë detyrim që përveç se të sjellin turistë në zonën e Sazanit dhe Karaburunit duhet të trajtojnë mbetjet urbane në këtë zonë”, – theksoi Klosi. Kjo është një ditë promovuese ka vijuar ministri i turizmit Klosi por dhe kujtesë për pushtetin local si dhe kompanitë për të mbajt të pastër mjedisin. Në fjalën e tij ministri Klosi tha se “së bashku me qindra të rinj të kësaj zone kemi ardhur në Sazan për të promovuar një sezon të hapur tashmë në dakordësi të dy institucioneve tona, Ministrisë së Turizmit dhe të Mbrojtjes për më shumë turizëm në këtë vend të mrekullueshëm”.

Hapja e kufijve, ka vijuar Klosi do të rikthejë edhe në këtë zonë turistët ndërsa nga ndarja e stacioneve të plazheve pushteti lokal do gjenerojë të ardhura, çka duhet edhe t’i përdorë për problemin e mjedisit. Klosi u ndal dhe tek ai që e quajti shqetësim për sezonin. Licencimi i turizmit detar dhe ligji fleksibël është në favor të operatorëve, ndërsa duhen shmangur sipas tij momentet e vështira që krijohen nga mos rakordimi i institucioneve për kontrollin ndaj operatorëve. Pikërisht licencimi është zgjidhja e problematikës, ka shtuar Klosi duke theksuar se pastrimi është dhe duhet të jetë kryefjala e sezonit. Ministri Klosi tha se “sot ne do të donim të ishte një ditë e bukur promovimi për këtë destinacion të mrekullueshëm të turizmit shqiptar. Natyrisht kujdes për të gjithë ata që kanë detyrimet dhe institucionet e pushtetit lokal dhe kompanitë e ndryshme në këtë fushë për të mbajtur më pastër mjedisin”. Sipas tij, do të jetë një aksion interesant për të lënë një destinacion të pastër, që duhet të mirëmbahet nga pushtetit lokal.

“Duhet të kenë përgjegjshmëri qytetarët, shoqëria, institucionet e pushtetit vendor dhe lokal, tashmë sezoni turistik po fillon gjithmonë e më i plotë, hapja e kufijve dhe lëvizja e lirë drejt vendeve të BE-së do të rikthejë gjallërinë e turizmit në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Muajt korrik, gusht, shtator do të jenë me më shumë prezencë të turistëve të huaj, prandaj duhet të përgatitemi gjithmonë e më shumë”, – tha Klosi. Sipas ministrit Klosi aksioni i pastrimit në Sazan në kuadër të promovimit të këtij destinacioni turistik, por edhe për të sensibilizuar operatorët turistikë të cilët sipas Klosit duhet jo vetëm të sjellin turistë por dhe të kujdesen për këtë territor.

Etiketa: Blendi Klosisezon turistik

Lajme të lidhura

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”
Breaking Views

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti
Breaking Views

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti

10:29 - 17/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Para
Rinkostruktimi i kabineteve elektrike, OSHEE: Ja zonat e Tiranës ku do të ndërpritet energjia elektrike

Rinkostruktimi i kabineteve elektrike, OSHEE: Ja zonat e Tiranës ku do të ndërpritet energjia elektrike

TË FUNDIT

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin
Sport

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26

Egnatia shpartalloi Elbasanin me rezultatin 0 me 4 në duelin e dytë të “Final 4”, duke e bërë garën për...

Lexo më shumë
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26
Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos

Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos

19:02 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com